e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Novara fut ne krize Interin, Samir Ujkani super

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Novara fut ne krize Interin, Samir Ujkani super
Samir Ujkani dhe Novara janë kandidatët kryesorë për t’u rikthyer në Serinë B në sezonin e ardhshëm, por do ta bëjnë me kokën lart. Këtë sezon ata kanë arritur të bëjnë diçka që shumë skuadra e ëndërrojnë: të mundin dy herë Interin. Skuadra piemonteze ka arritur të triumfojë 1-0 në fushën e zikaltërve falë një goli të shkëlqyer të Karaçolo, për të mbajtur gjallë shpresat e mbijetesës, por më tepër për të respektuar maksimalisht kampionatin. Si zakonisht, portieri Ujkani ka qenë titullar në katrkëndorin e Novarës dhe ka dhuruar një paraqitje të shkëlqyer duke devijuar çdo gjuajtje drejt portës së tij për të ruajtur këtë rezultat të jashtëzakonshëm për klubin dhe për të personalisht.