Notat/ Roma Inter 1-1
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
INTER
HANDANOVIÇ 6.5 - Instinkte prej xhaguari në portë. I mohon dy gola të sigurt El Sharauit dhe Salah. I pazëvendësueshëm!
D'AMBROZIO 6 - I pastër në ndërhyrjet e tij, nuk vuan shumë, por mungon në manovrën sulmuese.
MIRANDA 6.5 - Gjigant në pjesën e parë, duke udhëhequr me eksperiencë mbrojtjen. Arrin të minimizojë prezencën e Xhekos, ndonëse rrezikon penalltinë ndaj tij, por Orsato e quajti të pavullnetshme.
MURIJO 6.5 - Edhe kolumbiani shumë preciz në fazën mbrojtëse. Kalon pa shumë probleme këtë provë të radhës.
NAGATOMO 6 - Kryen detyrën e tij me shumë inteligjencë, arrin që të fitojë jo pak duele në mbrojtje. Një "samurai" që nuk tërhiqet kurrë.
BROZOVIÇ 7 - Vrapon në të gjithë fushën, nis me efikasitet aksionet, i shkon pranë golit me një goditje me kokë. Një tjetër provë maturie për mesfushorin kroat.
MEDEL 6 - Kur bëhet fjalë për punë "të pista" në fushë ai di t'i bëjë në mënyrë gati perfekte. BIABIANI 6.5 - Menaxhon mirë topin, por jo gjithmonë i saktë kur kërkohet ndihma e tij në sulm. Gjithsesi, si gjithmonë vrapon sa për të gjithë skuadrën. Në të 82-tën zëvendësohet nga Rei Manaj (pa notë), me shqiptarin që vë cilësitë e tij në lojë për skuadrën, por nuk ndikon në ndeshje.
LJAJIÇ 5.5 - Pak gjëra të treguara për një lojtar që ka cilësi madhështore. Në pjesën e parë fshihet disi më shumë seç duhet në fushë, por në pjesën e dytë tregon dhëmbët. Zëvendësohet në të 86-tën nga Melo, por braziliani nuk meriton notë.
PERISIÇ 7 - Në pjesën e parë tregon ulje-ngritje, edhe pse në çdo top që prek tregon cilësi. Por në të dytën tregon edhe nuhatjen e tij prej golashënuesi, ndonëse merita në pësimin e golit ka edhe Shezni.
EDER 5.5 - I kudondodhur në çdo cep të sulmit, por sërish nuk arrin që të bëjë atë për të cilën u ble, të godasë kundërshtarin. Si sulmues nuk po bën detyrën e tij, por nëse Interi kërkon Champions-in, ka nevojë mbi të gjitha për golat e tij.
TRAJNERI ROBERTO MANÇINI - Ka ditur t'i rikthejë kurajën skuadrës, sepse ndryshe nuk mund të dilet nga "Olimpiko" me 1 pikë dhe me shumë pengje, ndonëse pengjet më të mëdha, Mançini dhe të tijtë i kanë në dy muajt e parë të vitit 2016, ku hodhën në erë gjithçka ndërtuan mjaft mirë në fazën e parë.
ROMA
SHEZNI 5,5 - Te goli që pësoi nuk është i pafajshëm. Diagonalja e Perisiçit ishte e matur mirë, por polaku la shumë për të dëshiruar. Mbajti në tension romanët edhe me daljet e gabuara.
FLORENCI 5 - Vuajti shumë, pasi iu desh që të përballej me disa prej lojtarëve më të mirë të Serisë A. Te goli ka shumë faj, pasi Perisiç e kalon me lehtësi. Fakti që mund të luajë edhe si mbrojtës i majtë nuk do të thotë se është perfekt në atë pozicion.
MANOLAS 6 - Gabimi që bëri duke lënë pozicionin që i takon i shkaktoi shumë dëme Romës dhe atij vetë. Goli i Interit lindi prej atij gabimi.
RYDIGER 6,5 - I dha të drejtë Spaletit, i cili e preferoi që nga minuta e parë. Falë muskujve të tij, sulmuesit e Interit e kishin të vështirë që të shikonin portën e Sheznit.
DINJE 5,5 - Bëri shumë pak zbritje dhe në pjesën e dytë pësoi rënie drastike sa i përket aspektit fizik.
NAINGOLAN 6,5 - Pjesa e fundit e ndeshjes ishte e gjitha për atë. Belgu i Romës ka rilindur që prej momentit që në pankinë është ulur Spaleti. Naingolan gjithmonë përgjigjet prezent në zonën kundërshtare.
PJANIÇ 5,5 - Bëri atë që di të bëjë më mirë edhe pse nuk shënoi gol. Ky nuk është Pjaniçi që njohim të gjithë. Gabimi në goditjen e dënimit e penalizon shumë në notën që merr.
KEITA 5 - Vuajti shumë me topin në këmbë (nga 57´ XHEKO 5,5 - Gara e tij nuk është e lehtë për t'u vlerësuar. Në fillim goditi me kokë topin që u devijua, më pas e dërgoi sferën në ajër me të majtën, i dhuroi një asist të pavullnetshëm Naingolanit dhe në fund "priti" topin që goditi Salahu).
SALAH 6 - Tentativat në këmbët e tij ishin të shumta, por Handanoviç është një kockë e fortë.
PEROTI 5,5 - Këtë herë, Spaleti e përdori si një "9 fals", por pas një fillimi të mirë, dallohet qartë që pozicioni i sulmuesit të fshehur nuk bën për të.
EL SHARAUI 6 - Shumë tentativa të provuara, por vetëm në njërën prej tyre impenjon portierin e Interit. Pak precizion përpara kuadratit, i cili mjafton për t'i prishur mbrëmjen.
TRAJNERI LUÇIANO SPALETI 6 - Barazimi i lejon të marrë frymë lirisht, duke qenë se mban ende Interin në distancë. Ai vazhdon t'i besojë me të drejtë formacionit shumë sulmues, por që këtë herë e tradhton, sepse, pavarësisht tentativave të shumta, është shënjestra e dobët e të tijve, ajo që i prishi ndeshjen dhe rezultatin Romës.