e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Notarja qe magjepsi boten mohon akuzat per doping

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Notarja qe magjepsi boten mohon akuzat per doping
 Ylli kinez në not, 16-vjeçarja Ye Shiwen ka mohuar të ketë marrë perforcues pasi arritii një rekord në Olimpiadën e Londrës. Ajo i bëri komentet pasi një trajner amerikan e përshkroi performancën e saj në 400 metërsh si shqetësuese. John Leonard, drejtori ekzekutiv i Shoqatës Botërore të Trajnerëve të Notit tha se performanca e saj ishte e pabesueshme.

Madje komentarorët shtangën nga performanca e mrekullueshme. “Rezultatet e mia vijnë nga puna e vështirë dhe trajnimit dhe unë kurrë nuk do të përdor çdo drogë të ndaluar”,-tha ylli i notit.

Zonjusha Ye notoi në 400 metra për pak sekonda më shpejt se sa kishte bërë më parë më shpejt se fituesi i eventit të meshkujve. Nuk ka asnjë provë kundër saj pasi të gjithë fituesit e medaljeve janë testuar për doping. Të hënën, Ju SHiwen doli të paktën pesë sekonda më mirë se ç’kishte arritur më herët për të thyer rekordin botëror dhe të merrte medaljen e artë. Ndërkohë që spekulime të tilla lindin duke qënë se ekipi i Kinës u godit vazhdimisht nga skandalet doping në vitet 1990. Por Arne Ljungqvist, kreu u komisionit mjekësor për Komitetin Olimpik Ndërkombëtar i quajti të trishtueshme spekulimet.

“Për të ngritur menjëherë dyshime kur shihni një performacë të jashtëzakoshme për mua shkon kundër magjepsjes së sportit’,-tha ai. Ai theksoi se jo vetëm sportistët i janë nënshtruar testeve teksa thanë se nëse ka dyshime për diçka shumë më të mirë sesa kanë arritur më parë mund të bëhen analiza shtesë.