e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Njihet si 'Ibrahimovici i ri', Berisha takohet me Zlatan!

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Njihet si 'Ibrahimovici i ri', Berisha takohet me Zlatan!

Ka nisur të njihet tashmë si “Zlatan Ibrahimoviçi i ri”! Bëhet fjalë për talentin shqiptar, i cili ka luajtur me kombëtaren suedeze në kampionatin Botëror U-17, duke u shpallur edhe golashënuesi më i mirë. Valmir Berisha e ka takuar më në fund yllin e tij, Zlatan Ibrahimoviç në Stokholm, në ceremoninë e shpalljes së më të mirëve për vitin 2013 nga Federata e Futbollit të Suedisë.

Berisha i ka dorëzuar Ibrahimoviçit trofeun për golin më të mirë të vitit, të cilin e shënoi në përballjen kundër Anglisë.  Ndërkaq, Valmir Berisha, edhe pse ka luajtur me kombëtaren U-17 suedeze, ende i ka lënë të hapura rrugët për të luajtur me Shqipërinë.

“Nuk përjashtoj asnjë mundësi. Mund të luaj edhe me Shqipërinë ose Kosovën”, – ka thënë Berisha për “Kohën Ditore”, kur është pyetur për gjasat që në të ardhmen të luajë për një nga këto dy vende. Ndërkaq, Totenham dhe Liverpool, dy ekipe të fuqishme të Premier Ligës angleze duket se kanë hyrë në garë për të patur në skuadrën e tyre “Ibrahimoviçin e ri”