Njerezit duartrokasin Agim Qirjaqin
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Homazhet sot ne mesdite ne hollin e Teatrit Kombetar i cili shfaqjen e djeshme te "Elektres" ia kushtoi Agim Qirjaqit
"Shfaqja e sotme nis me nje ngjarje jo te zakonshme. Aktori Agim Qirjaqi u nda nga jeta sot ne mesdite. Kete shfaqje ia dedikojme kolegut Qirjaqi. Le ta duartrokasim kete artist ashtu siç kemi bere kur ka qene i gjalle."
Lajmin e drejtorit te Teatrit Kombetar Kristaq Skrami e ndoqi nje uau e zgjatur e spektatoreve qe prisnin fillimin e shfaqjes "Elektra". Pastaj erdhen duartrokitjet per nder te Agim Qirjaqit. Drejtori Skrami tha se shfaqja e radhes po i kushtohej aktorit qe mbylli syte dje ne moshen 59-vjeçare pas nje agonie te gjate. Ne nje karriget e radhes se pare ai vendosi nje tufe lule.
Deri ne vjeshte te vitit 2009 aktori frekuentonte mjediset e teatrit, sado qe kishte kohe qe nuk ngjitej ne skene per shkak te semundjes se alzheimerit qe po e shpinte perdite ne dekadence shendetin e tij fizik dhe mendor. Prej tre muajsh Qirjaqi ndodhej i shtruar ne spital deri dje ne mesdite, rreth ores 13.00 kur dha shpirt ne qendren e rehabilitimit Joshua Center.
Drejtori i Teatrit Kombetar beri te ditur se sot ora 13.00-14.00, ndersa pritet ardhja nga larg e vajzes se tij te vetme, do te kryhen homazhe ne hollin. Ky eshte vendi ku Qirjaqi pati nje aktivitet te gjate dhe produktiv si aktor, regjisor, drejtues.
Krahas kinematografise, teatri eshte prova qe Qirjaqi dha ne jete. Hera e fundit ne skene ishte ne vitin 2006 per dramen "Pjata prej druri" me regji te Gezim Kames. Por puna e tij me teatrin ka qene e shumanshme. Vjeshten qe shkoi u ngjit ne skene nje komedia e absurdit "Kengetarja tullace" e Ionescos me regji te Spiro Dunit.
eshte nje perkthim i pasur i Qirjaqit kjo veper te cilen ai e pati vene ne skene ne fillimet e viteve nentedhjete kur ne rolin e regjisorit ai u perpoq per nje teater te ri.
Sapo ishte kthyer nga nje pervoje 2-vjeçare ne Itali, prane Giorgio Strehler-it ne Il Picolo Teatro te Milanos dhe pastaj ne Teatrin Eliseo te Romes.
Aktor i trupes se Teatrit Popullor dikur, ai e gjeti veten shume shpejt te perfshire me nevojat per nje situate tjeter ne teater. Ve ne skene "Rikardi III" te Shekspirit, "Fando e Lis" te Fernando Arrabalit, kontribuon ne pergatitjen e aristeve te rinj si pedagog ne Akademine e Arteve.
Pak me vone e sheh ne nje bashkepunim te gjate me regjisorin Kiço Londo, ne produksione private dhe te Teatrit Kombetar, ne dramen "Vdekja dhe virgjeresha", ne komedite "Pleshti ne vesh" dhe "Kopshti me dallendyshe" etj.
Drejton per nje vit, Teatrin Kombetar, eshte viti me i veshtire qe kalon ky institucion, sepse vihet ne pikepyetje ekzistenca e tij. I vene ne krye te artisteve sindikaliste, Qirjaqi mbron çeshtjen e Teatrit, del kunder shembjes se tij dhe kunder ligjit "Per Teatrin". E kesaj kohe eshte vepra e tij e fundit regjisoriale ne TK, "Armiku i Popullit" i Ibsenit.
Ne kinema fillimet e tij lene gjurme menjehere. I afte ne realizimin e roleve komike dhe dramatike, asnjehere i njejte, ne gjendje ta transformoje energjine tragjikomike dhe ta kete njeheresh nen kontrollin e arsyes.
Pas studimeve me 1973 ne Institutin e Larte te Arteve u shfaq me nje rol te vogel ne filmin e Viktor Gjikes "Rruge te bardha", por me 1976 Dhimiter Anganosti i jep nje rol protagonist, drejtori fashist ne filmin "Lulekuqet mbi mure", i cili shpallet filmi me i mire vitit dhe Qirjaqi aktori me i mire.
Ne vazhdim interpreton ne "Dimri i fundit" (1976), "Radiostacioni" (1979), "Sketerre 43" (1980), "Ne prag te lirise" (1981), "Apasionata" (1983), "Tela per violine" (1987), "Rrethi i kujteses" (1987), "Stolat ne park" (1988), "Misioni pertej detit" (1988).
Duket se ka mbetur jashte vemendjes nje veper e tij televizive. "Dorina" quhet, e realizuar me 1979. Personazhi eshte nje grua qe ka arritur ne nje moment ku jeta e saj eshte bllokuar.
Pas viteve nentedhjete ai realizonnje kinema nje rol te rendesishem. eshte i ashtuquajturi Koloneli Bunker ne filmin me te njejtin titull te regjisorit Kujtim Çashku. Ky realizim i vitit 1998 propozohet ate vit per çmim Oscar si filmi me i mire ne gjuhe te huaj. Me figuren dramatike te gjeneralit mund te thuhet se mbyllet puna krijuese qe aktori ka ndaj vetes dhe ndaj regjisorit.
Qirjaqin e gjejme pothuajse ne gjithe filmat e prodhuar ne vitet e fundit, por ne asnjerin prej tyre nuk gjen nje karakter te plote e qe te lere gjurme si tek Kolonel Bunker.
Interpreton tek "Dasma e Sakos" (1998), ne dy filma te Gjergj Xhuvanit "Slogans" (2001) dhe "I dashur armik" (2004). Ne kinema eshte pare se fundi tek "Kronike provinciale" (2009) i Artan Minarollit.
Gazeta Shekulli
Elsa Demo