Nje gjest heroik nga Kristiano Ronaldo

Nje gjest 'heroik' nga Kristiano Ronaldo

Fansat e adhurojnë, është imazhi që duan të ndjekin, por jo të gjithë ndajnë të njëjtin mendim kur diskutohet për Kristiano Ronaldon. Ylli i Realit të Madridit shpesh etikohet si arrogant në media, ndonëse në çdo rrëfim ai shfaqet një djalë një i thjeshtë që nuk e harron në asnjë moment rrugën e gjatë e të vështirë që ka ndjekur për të arritur këtu ku ndodhet sot.

Tani vjen një tjetër moment që tregon shumë për karakterin e vërtetë të Kristianos, mjaft ndryshe nga ky imazh në fushë, ku portugezi pasi shënoi, u shkëput nga skuadra për të festuar i vetëm.

I gjendur përballë idhullit të tij, një fëmijë japonez u përpoq t’i bënte një pyetje në gjuhën portugeze Ronaldos, por emocionet bënë të vetën. Disa nga të pranishmit nisën të qeshin me tentativën e dështuar të djalit dhe Ronaldo në atë moment bëhet heroi i japonezit të vogël. Luzitani i pyet se përse po qeshin, në një kohë kur djali e flet shumë mirë portugalishten dhe meriton të vlerësohet të paktën për përpjekjen. Vërtet një gjest për t’u duartrokitur ky i Ronaldos.

 

 


Ronaldo comes to the rescue of the Japanese kid by dmotion991


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama