e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Nga Arnautoviç tek Alaba, Austria është një ekip yjesh

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Nga Arnautoviç tek Alaba, Austria është një ekip yjesh

Shqipëria do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në datat e lira të UEFA-s dhe e para do të jetë kundër Austrisë. Ndeshja do të luhet në stadiumin "Ernst Hapel" në Vjenë, të shtunën, në orën 17:30.austria Në të vërtetë është një nga miqësoret më të vlefshme që mund të kenë kuqezinjtë deri përpara sfidës së parë në Europian ndaj Zvicrës, për shkak se Austria është një nga skuadrat pjesëmarrëse në "Francë 2016". Kjo përballje do të jetë një tjetër provë e vështirë e të besuarve të De Biazit, nisur nga emrat që ka në përbërje skuadra e drejtuar nga Marsel Këler.

Ndeshjet e fundit - Miqësorja e fundit për këtë skuadër ka qenë ndaj Zvicrës dhe është mundur me rezultatin 1-2. Një ndeshje e zhvilluar në muajin nëntor të vitit që lamë pas. Megjithatë, kjo nuk na bën aspak të qetësohemi dhe të gëzohemi, pasi në sfidat e tjera Austria numëron pesë fitore radhazi. Rusia, Moldavia, Suedia, Mali i Zi dhe Lihtenshteini janë kombëtaret që kanë dalë të mundura nga përballjet me këtë kombëtare.

Nëse ndaj Lihtenshtenit është vënë re një fitore thuajse e pritshme me rezultatin 3- 0, ajo ndaj Suedisë është për t'u mbajtur mend. 1-4 në shtëpinë e Zllatan Ibrahimoviçit ka qenë një rezultat më shumë se surprizues gjatë kualifikueseve. Jo më kot Austria është aktualisht e renditur në vendin e dhjetë në listën e përmuajshme të FIFA-s.

Lista - Në përbërje, kjo skuadër ka lojtarët që janë ndër më të kërkuarit në merkaton e transferimeve, si David Alaba i Bajernit. Gjithashtu, gjen lojtarë si kapiteni Kristian Fuks, i cili për momentin është duke bërë histori në futbollin europian me Lestërin, që po kryesojnë Premier Ligën.

Legjionarë - Në këtë kombëtare, gjen shumë pak emra që janë pjesë e kampionatit austriak. Një e përbashkët me Shqipërinë është që Austria ka numrin më të madh të futbollistëve që luajnë në liga të ndryshme nëpër Europë.