e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

'Nese humbim ndaj Danimarkes, do ta kemi pisk'

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
'Nese humbim ndaj Danimarkes, do ta kemi pisk'

Trajneri i Serbisë, Dick Advocaat është ende optimist kur vjen puna për kualifikimin për në “Francë 2016”, pavarësisht dënimit nga UEFA. “Jam krenar për mënyrën se si ju djema luani për vendin tuaj, kjo u pa sidomos në ndeshjen ndaj Shqipërisë. Lojtarët janë të motivuar për të marrë një rezultat pozitiv ndaj Danimarkës dhe nëse fitojmë, atëherë marrim tri pikët që na hoqi UEFA”, shprehet ai. “Çdo gjë është e hapur në grupin tonë dhe besoj se fitorja kundër danezëve do të na rrisë vetëbesimin.”

Trajneri i Serbisë duke bërë të ditur listën e lojtarëve që do të ketë në dispozicion për ndeshjen e datës 14 nëntor, e cila do të luhet në Beograd pa praninë e tifozëve. Kjo do të jetë ndeshja e parë si trajner për Advocaat që luan me stolat e stadiumit bosh.  “Kjo është e pazakontë, por ne jemi të përgatitur për këtë gjë. Po të shohim renditjen është e qartë që na duhet fitorja dhe do të përpiqemi shumë për ta arritur këtë.”

I pyetur nëse është penduar që ka zgjedhur të drejtojë kombëtaren e Serbisë pas asaj që ndodhi në ndeshjen me Shqipërinë ai përgjigjet: “Jam ende trajner dhe kam në plan të qëndroj sepse kam opinion pozitiv për ekipin. Të gjithë lojtarët dhe federata janë të motivuar. Çdo gjë është e hapur dhe shumë përgjigje do t’i merrni të premten ndaj Danimarkës.”

Trajneri nga Holanda thekson se humbja për ekipin e tij ndaj Danimarkës do të ishte fatele. “Nëse shohim ndeshjen kundër Shqipërisë, e cila zgjati vetëm 40 minuta, do të shihni se ne krijuam katër apo pesë raste për të shënuar. Nëse humbin do të gjendemi në një situatë të vështirë.”  Duke komentuar vendimin e UEFA-s, Advocaat e cilëson vendimin të njëanshëm. “Të gjithë e panë se kush e nisi incidentin dhe në fund u ndëshkuam vetëm ne. Mendoj se ky ishte plotësisht vendim i njëanshëm.”