Nena e Kavanit: Do te largohet nga Napoli
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Edinson Kavani do të largohet nga Napoli këtë verë. Këtë gjë e ka konfirmuar nënë e tij, Berta, gjatë një prononcimi për një radio uruguaiane. Ajo ka thënë se Kavani dëshiron që të shkojë në një klub tjetër, duke konfirmuar kështu zërat e dala javët e fundit se Napoli po përgatitet për sezonin e ardhshëm me idenë që nuk do të ketë Kavanin në radhët e veta.
“Unë e di që do të pendohet për këtë zgjedhje, pasi asnjë qytet nuk do të arrijë ta dojë ashtu si Napoli. Ai dëshiron të largohet por një ditë do të kthehet përsëri aty. Real apo Bajern? Nuk di të them se çfarë do të ndodhë”, tha mamaja e sulmuesit.
Megjithatë, largimi i Kavanit pritet që të jetë i vështirë, duke qenë se Napoli ka vendosur një klauzolë prej 60 milionë eurosh, një shumë shumë e lartë për t’u përballuar nga cilido klub. Për Kavanin kanë shfaqur interes Reali, Bajerni, Mançester Siti dhe Çelsi, ndërsa në Itali duket se askush nuk mund ta përballojë blerjen e tij.