e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Nejmar në telashe, Gjykata e gjobit me shuma marramendëse

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Nejmar në telashe, Gjykata e gjobit me shuma marramendëse

Sulmuesi i Barcelonës është gjobitur me një shumë marramendëse nga gjykata në Brazil. Mediat ndërkombëtares shkruajnë për një gjobë prej rrth 1.88.8 milionë 'reais', ose 47 milionë euro.

UaJzteSwDaTauIqh_pd-(1)Fillimisht, lajmi është publikuar nga 'Folha de S.Paulo' dhe më pas ka bërë xhiron e mediave në shumë vende të botës. Ylli i barcelonës është dënuar për kontratat fiktive dhe evazion fiskal.

Dënimi i referohet shumave të kosniderueshme që ai ka marrë nga Santos, Barcelona dhe 'Nike' në periudhën 2012-2014 (rreth 64 milion 'reais').

Përfaqësuesit e tij ligjorë kanë apeluar vendimin në Carf, shkallën e fundit të gjyqësorit në Brazi.

Ndërsa një pjesë e pasurisë së tij është ngrirë në llogaritë bankare për shkak të vendimit të gjykatës.