e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Nejmar fton Pogbanë te Barça: Pse duhet ta lërë Serinë A (Foto)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Nejmar fton Pogbanë te Barça: Pse duhet ta lërë Serinë A (Foto)

Pol Pogba nuk është i kërkuar vetëm nga klubet më të mira në Evropë, por edhe nga futbollistë të njohur. Ftesa e fundit i ka ardhur nga Nejmar, i cili i është drejtuar hapur futbollistit të Juventusit se dëshiron që ta ketë te Barcelona.

142309542-be85b4ef-1284-41db-9a47-ccc5e2afa0f0Në një intervistë të dhënë për sajtin zyrtar të Ligës spanjolle, sulmuesi i Barcelonës shprehet se "do të më pëlqente të luaja me Pogbanë, do t'i përshtatej shumë mirë Barcelonës".

Braziliani nuk e ka lënë me kaq ftesën ndaj mesfushorit francez. Ai ka treguar se si Pogba mund t'i përshtatet ekipit. "Nuk e kam fanellën e Pogbasë dhe do të më pëlqente ta kisha. Është një futbollist i ri, më pëlqen si luan dhe në skuadrën tonë do të ndihej shumë mirë",-ka thënë ai.

519597654-kW0-U150145962760nV-620x349@Gazzetta-Web_articoloAktualisht, Pogba luan për Juventusin dhe ditët e fundit mediat italiane kanë publikuar disa oferta të ardhura ndaj tij.