Ne ankth deri me 13 qershor

Ne ankth deri me 13 qershor

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Zvicër mesa duket kërkon më shumë kohë nga sa ishte menduar, për të arritur në një përfundim për ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë. Në një deklaratë zyrtare, ky tribunal bëri të ditur se pasi ka dëgjuar palët, do të vendosë përpara ndeshjes së radhës së Euro2016, pra më 13 qershor.

“Nuk do komentojmë më tej,” thuhet në deklaratën e shkurtër. Shqipëria kërkon nga kjo gjykatë marrjen e tre pikëve në tavolinë për ndeshjen kundër Serbisë.

Edhe serbët kërkojnë të njëjtën gjë. Tribunali është shpresa e fundit e palëve. Pala shqiptare është treguar optimiste se mund të marrë pikët. Kreu i FSHF, Armand Duka, tha se për herë të parë në këtë tribunal është folur për racizmin ndaj shqiptarëve në këtë ndeshje.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama