Ne Spanje, te gjithe e kane me Murinjon
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Del Boske flet me ironi për trajnerin e Realit. Policia nis hetimet për portugezin. Trajneri i Realit të Madridit është sërish në qendër të vëmendjes dhe mbi të gjitha në qendër të kritikave. Dje ai është “thumbuar” nga trajneri i kombëtares spanjolle, që u zgjodh edhe trajneri më i mirë në botë për vitin 2012, ndërkohë që edhe policia ka nisur një hetim për të, në lidhje me një incident që ka pasur me një tifoz në Madrid.
Leksione nga Del Boske
Vicente del Boske, trajneri më i mirë në botë për vitin 2012 sipas votimit të FIFA-s, ka vënë në dukje se detyra e një trajneri është të jetë një shembull i mirë dhe se nuk mund të jetë i zemëruar gjatë të gjithë ditës. Gjatë një konference në ditën e trajnerit të organizuar nga federata katalanase e futbollit, trajneri i Spanjës ka shpjeguar që një trajner ideal duhet të ketë shumë cilësi, duke mos përmendur asnjë emër të veçantë.
“Trajneri duhet të krijojë një klimë harmonie dhe të marrë rezultate të mira. Ka përgjegjësinë që të jetë një shembull i mirë për të gjithë. Këto kritere duhen plotësuar dhe me fleksibilitet. Trajneri duhet të jetë i drejtpërdrejtë, me moral të mirë, pasi duhet t’u transmetojë besim futbollistëve. Respekti duhet fituar çdo ditë në fushë.”
Më pas, Del Boske, në mënyrë të pritshme është pyetur edhe për dy rivalët e tij në garën për çmimin e dhënë nga FIFA, Pep Guardiola dhe Zhoze Murinjo. Për trajnerin azulgrana ai ka theksuar:
“Guardiola ka përfaqësuar më së miri vlerat e një trajneri spanjoll. Kishte atë që duhet të ketë një trajner. Ka zhvilluar mjaft mirë strategjitë sportive dhe ka pasur marrëdhënie shumë të mira me të gjithë. Ka merituar me të drejtë kohën për të vendosur për të ardhmen”.
Më pas Del Boske është ndalur më pak te Murinjo, por duke përdorur ironinë: “Duket qartë që është e vështirë të jesh trajner i Realit të Madridit. Çdo vendim që merr është i diskutueshëm. Trajneri i Realit, pavarësisht gjithçkaje nuk mërzitet”.
Në përfundim Del Boske ka bërë të ditur se pavarësisht çfarë ndodh me Casillas te Reali, vendi i tij në kombëtare nuk cenohet.
Hetim nga policia
Telashet e Zhoze Murinjos në Spanjë nuk lidhen vetëm me aspektin sportiv. Trajneri portugez është vënë në shënjestër të policisë kryeqytetase për një episod të pazakontë. Sipas tabloidit “The Sun”, 49-vjeçari ka goditur me shkelm një tifoz në një dyqan, pasi ai kërkoi të bënte një foto përkrah tij. Nën hetim është edhe badigardi i trajnerit, i cili hodhi celularin e tifozit nga dritarja e dyqanit ku ndodhej tekniku. Një variant hipotezë është edhe ai i dhënë nga media të tjera, sipas të cilave, tifozi e ofendoi disa herë portugezin, çka ngjalli reagimin e Murinjos. Tabloja e ngjarjes nuk është ende e qartë, pasi avokatët e trajnerit të Realit deklarojnë se ai nuk ka prekur askënd dhe gjithçka është trilluar nga një televizion spanjoll. Policia konfirmoi denoncimin nga ana e tifozit, duke u mjaftuar thjesht me një komunikatë: Ngjarja po hetohet!
Gjithsesi, në këtë lëmsh lajmesh asgjë nuk është e pazakontë, sepse prej disa muajsh, Murinjo po kontestohet nga tifozeria madrilene për shkak të rezultateve të dobëta dhe lënies në stol të kapitenit Iker Casillas.
SS