Ndeshja/ Skënderbeu la 7 titullarë në stol
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Trajneri i Skënderbeut kishte aktivizuar vetëm katër futbollistë titullarë të ndeshjes së fundit me Vllazninë që nga minuta e parë edhe në Kupë. Shehi, Arapi, Progni dhe Renatinjo nuk janë zëvendësuar nga trajneri Josa.
Kjo ka bërë që trajneri i Skënderbeut të bëjë rrotacion me pjesën më të madhe të skuadrës. Gjithashtu, nga lojtarët titullarë të ndeshjes së fundit kanë munguar nga minuta e parë e takimit Vangjeli, Radas, Jashanica, Lilaj, Orelesi, Latifi dhe Xhejms.
Ky i fundit dhe mesfushori Orelesi kanë marrë disa minuta në këtë takim, por sërish nuk kanë sjellë asgjë në lidhje me rezultatin e ndeshjes së parë gjysmëfinale mes këtyre dy skuadrave.