Nderron jete pas lindjes, bashkeshortja e portierit te Partizanit
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Bashkëshortja e portierit të Partizanit Alban Hoxha, ndërroi jetë ditën e djeshme, pas lindjes së fëmijës. Gëzimi i parë për familjen Hoxha, u kthye në një tragjedi pas disa komplikacioneve që shoqëruan lindjen, ndaj të cilave bashkëshortja e portierit, nuk mundi të shpëtonte. Klubi i Futbollit i ka shprehur ngushëllimet më të thella portierit për ndarjen nga jeta të bashkëshortes së tij, e po ashtu familjes e miqve. “Zoti të dhëntë forcë, Alban, ty dhe familjes, për humbjen e madhe të gruas”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit.