e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Napoli i Hysajt rikthehet te fitorja, kap Juventusin në krye (VIDEO)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Napoli i Hysajt rikthehet te fitorja, kap Juventusin në krye (VIDEO)

UPDATE/ Napoli fitoi 3-1 ndaj Kievos mbrëmjen e së shtunës duke barazuar skuadrën e Juventuist me 61 pikë në krye të Serisë A.

GettyImages-499735614.0

Tashmë skuadra e Sarrit pret një hap fals nga bardhezinjtë e Alegrit, të cilët do të përballen nesër (të dielën në orën 15:00) ndaj Atalantës në transfertë.

Në këtë sfidë bëri një paraqitje të shkëlqyer edhe mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, me disa aksione të rrezikshme nga krahu i djathtë. Në pjesën e dytë blutë dominuan lojën, duke gjetur golin e tretë në minutën e 70´ me anë të Callejon.

Pjesa e parë

Skuadra e Sarrit fitoi 2-1 në 45´ minutat e para ndaj Kievos. Vendasit e nisën në disavantazh takimin pas golit Nikola Rixhonit në minutën e 2´. Për blutë barazoi rezultatin Higuain në minutën e 6´, ndërsa Kirishes përmbysi rezultatin në 2-1 në minutën e 38´. Me këtë rezultat, Napoli shkon në kuotën e 61 pikëve, po aq sa Juventusi i vendit të parë.

224639907-f025d9b7-e393-4157-a0d1-777e24d9119e

Ndërkaq, pak minuta para fillimit të ndeshjes mes Napolit dhe Kievos (20:45), mbrojtësi shqiptar që aktivizohet me blutë, Elseid Hysaj, u shpreh optimist për fitimin e takimit.

Në një prononcim për "Premium Sport", Hysaj deklaroi se më e rëndësishme është përqëndrimi në ndeshjen e radhës, ndërsa tifozët mund të ëndërrojnë për një rikthim të Napolit në krye të klasifikimit në Serinë A.

"Shpresojmë që të jetë dita për t'u rikthyer te fitorja. Duhet të zbresim në fushë, të vendosur siç kemi qenë gjithmonë dhe të fitojmë.

Duhet të mendojmë për ndeshjen tjeër dhe tani të përqendrohemi vetëm te kjo, më pas do të shohim. Tifozët do të vazhdojnë të ëndërrojnë? Pa ëndrra nuk mund të shkohet përpara, duhet ëndërruar gjithmonë",-ka thënë mbrojtësi i Kombëtares.

Vijon...