Napoli-Milan 1-1, Hysaj titullar që në minutat e para (VIDEO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
UPDATE/ Përfundoi me rezultatin 1-1 pjesa e parë e ndeshjes mes Napolit dhe Milanit. Takimi i vlefshëm për Javën e 26 të Serisë A rezervoi surpriza në 45´ minutat e para.
Skuadrat zhvilluan një ndeshje të hapur dhe me ritëm. Fillimisht, ishte Insigne i cili realizoi golin e avantazhit për Napolin në minutën e 39´ të pjesës së parë. Ndërsa një minutë para përfundimit të kohës së rregullt, Bonaventuara barazoi për Milanin duke i çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes.
Pak kohë para fillimit të ndeshjes (21:00), mediat italiane publikuan edhe formacionet zyrtare. Në këtë ndeshje, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare të futbollit që aktivizohet me Napolin, Elseid Hysaj, ishte titullar që në minutat e para.
