Myler: Greqia do te mbrohet, te jemi te durueshem
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Lojtari i Bajernit të Mynihut ka folur për dëshirën e ekipit të tij kombëtar për të dalë me asgjë më pak se një fitore në çerekfinalen kundër Greqisë, pavarësisht mbrojtjes së fortë të kundërshtarit. Gjermanët e dominuan grupin B, duke fituar të treia ndeshjet kundër Holandës, Danimarkës dhe Portugalisë, ndërsa Greqia u kualifikua në Grupin A duke fituar vetëm një herë. Dhe Myler kupton se skuadra e drejtuar nga Fernando Santos do të testojë durimin e Gjermanisë, duke u mbrojtur fort dhe në mënyrë të përforcuar.
“Greqia do të mbrohet, kjo dihet. Edhe për shkak se kemi reputacionin e të qënit një nga favoritët e këtij Europiani, ekipet kundërshtare kanë tendencë për të luajtur me një stil mbrojtës kundër nesh. E dimë se çfarë duhet të bëjmë, duhet të jemi të durueshëm, por gjithashtu të punojmë fort për suksesin, – u tha ai gazetarëve. –
Ne kemi më shumë se 11 lojtarë të aftë për të luajtur në këto finale, grupi është OK në të gjitha aspektet. Kundër Danimarkës nuk ishim shumë të kënaqur me veten, sepse kemi pranuar një gol, por duke parë dy ndeshjet e tjera them se ishin të mira, sipas mendimit tim. Fakt determinant është se ne nuk mendojmë rreth humbjes, duam vetëm të fitojmë. Shpresoj se jemi mjaftueshmërisht të mirë sa për të mundur Greqinë.
Kemi pasur ndeshje të vështira deri më tani, sidomos ndaj Danimarkës, që është një ekip shumë i fortë. Nivel është shumë i lartë në Europian, edhe më i lartë se në Kupën e Botës, por ne kemi treguar më të mirën që në fazën e grupeve. Tani, vetëm sa do të rritemi më shumë, pasi i kemi marrë xhirot e duhura”.