Murinjo rikthehet te Interi? Morati konfirmon takimin: Ka qejf të vijë në Milano
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
"Mendoj se Murinjo do të vijë të shtunën në darkë në "San Siro". Një dhuratë për tifozët? Është ai që i bëhet qejfi të vij në Milano. Historia e klubit zikaltër dhe prezenca e tij forcon më shumë shoqërinë",-ka thënë për agjencinë italiane të lajmeve "Ansa", ish-presidenti Masimo Morati.
Ai ka shtuar se drekën me Murinjon e kishte pronotuar kohë më parë, por ishte në mëdyshje vendi, në Milano, apo në Londër. Tashmë ai do të takohet në Milano para ndeshjes mes Interit dhe Sampdorias dhe më pas, ata do të shohin zikaltrit në "San Siro".
Mediat italiane shkruajnë se romanisti Radja Niangolan është në fokus të Mançester Junajtid, ekip i cili pritet të drejtohet nga Murinjo.