e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Murinjo mund të rikthehet, zbardhet oferta e Perezit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Murinjo mund të rikthehet, zbardhet oferta e Perezit

Rikthimi i Zhoze Murinjos në Madrid nuk është thjesht një hipotezë. E përditshmja britanike "Mirror" ka zbuluar se bëhet fjalë për një ofertë konkrete nga Real Madridi. Florentino Perez është i pakënaqur nga ecuria e Zidan dhe gjithashtu ka hasur vështirësi për të gjetur një pasues të denjë.Ronaldo dhe Mourinjo Në këtë situatë u rikthye te "speciali", që aktualisht është pa punë. Pavarësisht se portugezi ka arritur një akord verbal me Mançester Junajtid, nuk ka asnjë detyrim kontraktual për të mos zgjedhur një tjetër ekip. Presidenti i madrilenëve është munduar që t'u bëjë edhe ofertën e duhur, në mënyrë që të pranojë rikthimin.

Së pari, ai do t'i lërë dorë të lirë teknikut që të largojë kë futbollist të dëshirojë. Lista pritet të nisë pikërisht me Kristiano Ronaldon. Pavarësisht formës konstante që ka pasur, Zhoze pati probleme në muajt e fundit që drejtoi merengesit dhe kërkesa e parë do të jetë shitja e 31- vjeçarit.

Përveç kësaj, do të ketë në dispozicion edhe një buxhet prej plot 200 milionë eurosh, për të afruar futbollistët që dëshiron, për të cilët gjithashtu do të ketë dorë të lirë zgjedhje. Një ofertë që vetë Mou duket se e ka pritur mjaft mirë.

Edhe pse ishte i joshur nga mundësia për të marrë drejtimin e Junajtid, "speciali" ka qenë deri diku edhe i "trembur" nga konkurrenca e ashpër. Klube si Mançester Siti, Çelsi apo Arsenali pritet të investojnë fuqishëm në merkato edicionin e ardhshëm dhe mbi të gjitha do të kenë trajnerë me shumë eksperiencë.

Objektivat Futbollistët që janë në listën e dëshirave të 53-vjeçarit janë përfolur kohët e fundit edhe për te Junajtid. Bëhet fjalë për dyshen e Licesterit, Mahrez dhe Kante. Ndërkohë, nuk do të ishte surprizë që të afronte edhe Zlatan Ibrahimoviçin, si një përforcim me vlera për repartin e avancuar. E vetmja gjë që nuk do t'i mungojë për të plotësuar dëshirat e tij në merkato do të jetë buxheti financiar...