Murinjo do te braktise madrilenet ne qershor
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Trajneri i madrilenëve, Zhoze Murinjo siç duket do t’u thotë lamtumirë në fund të qershorit 2012. Mediat spanjolle kanë raportuar se trajneri i Realit të Madritit do të largohet pas humbjes së Kupës së Spanjes kur Barcelona e mundi me rezultatin 2-1.
Një tjetër faktor sipas mediave spanjolle, që citojnë burime nga brenda klubit madrilen, mësohet se është edhe kontestimi i disa prej futbollistëve të skuadrës. Por edhe fishkëllimat ironike të tifizovëve të cilët në ndeshjen me Atleticon iu drejtuan Murinjos.
“Për mua nuk është problem të fishkëllehem. Nuk më kishte ndodhur asnjëherë në karrierën time, por ka qenë gjithmonë një herë të parë. Gjithësesi, them se më i rëndësishëm është fakti që fituam”- tha Murinjo pas ndeshjes. Mesa duket tifozët e madrilenëne nuk ia falin dot humbjen e rradhës me Barcelonën e Guardiolës.