e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Murinjo: Mançesteri luajti me mire

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Murinjo: Mançesteri luajti me mire
Hoze Murinjo beson se Mançesteri luajti më mirë se ekipi i tij në “Old Traford”. “Pavarësisht vendimit për kartonin e kuq, humbi ekipi më i mirë”, tha Murinjo pas ndeshjes.

“Jemi të lumtur për kualifikimin por unë prisja më shumë”, tha 50-vjeçari. “Kur portieri është lojtari më i mirë i ekipit tënd kjo tregon se nuk është ekipi yt që po kontrollon lojën”.

“Nuk luajtë mirë por futbolli kështu e ka”. Murinjo u shpreh i zhgënjyer pasi ekipi i tij nuk luajti si në ndeshjet ndaj Barcelonës.

“Prisja që ekipi im të shfaqte një futboll ndryshe. E di që ata janë gjigantë, jo fizikisht por psikologjikisht”. “E di që janë fantastikë, kanë një trajner që mund të motivojë dhe organizojë njerëzit”. I pyetur për fazën e ardhshme ai tha: “Ne eliminuam një ekip të madh por Liga e Kampioneve është e mbushur me ekipe të mëdha”. Murinjo foli edhe për mundësinë e kthimit në Angli: “Të gjithë e dinë që një ditë do të kthehem edhe pse askush nuk më do”, tha ai me shaka.