e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Murinjo: Jam i trishtuar për Interin, mund të rikthehem

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Murinjo: Jam i trishtuar për Interin, mund të rikthehem
Hoze Murinjo, pavarësisht ka arritur suksese të jashtëzakonshme me Realin këtë sezon, është i dëshparuar. Jo nga Reali, por nga ish ekipi i tij, Interi, që vazhdon ta mbështesë, ashtu si gjithë tifozët zikaltër.

“Unë jam një prej tyre. Jam i trishtuar, por shpresoj që sezoni i ardhshëm të jetë më i mirë. Nuk e mendoja që cikli do të përfundonte kaq shumë. Sezoni i ardhshëm do të jetë me siguri më i mirë”, ka thënë Murinjo, që nuk e përjashton edhe mundësinë e një rikthimi të mundshëm tek zikaltërit. “Të kthehem? Është e mundshme. Interi është shtëpia ime dhe një ditë…”, ka thënë Murinjo, që megjithatë duket më shumë pranë rikthimit në Angli, se në Itali.