Murinho serish rekord 26 lojtare te huazuar dhe mbivleresuar

Murinho serish rekord, 26 lojtare te huazuar dhe mbivleresuar

Jose Murinho është sërish numri një në botë dhe këtë e shkruan “Daily Mail”, duke ironizuar me faktin se tekniku portugez i Chesleat ka thyer një rekord të ri, atë të huazimit të 26-lojtarëve. “Special One” gjatë kësaj merkatoje vere ka arritur 26 marrëveshje huazimi për të tijtë, ku Cuadrado dhe Marko Marin janë të fundit në listë.

Në shkrimin ironik të tabloidit britanik thuhet se nuk është e nevojshme të jesh në “Stamford Bridge” për të vëzhguar një lojtarë të Chesleat, pasi tashmë mjafton të udhëtosh pak me makinë apo tren dhe do ta gjesh me siguri njërin prej tyre në një stadium pranë qytetit tënd. Shkrimi në fjalë duke u frymëzuar nga dy largimet e fundit nga Cheslea, Juan Cuadrado (Juventus) dhe Marco Marin (Trabzonspor), thekson se lojtarët e bluve londinezë janë të shpërndarë në të katër anët e Europës. Marrëveshjet e teknikut portugez shtrihen pikërisht nga Portugalia në perëndim deri në Turqi në lindje.

Nga Midlesbrought në veri dhe deri në Romë në jug. Shkrimi ironizon se Murihno ka arritur të bindë 26 klube, më shumë se e gjithë Premier Liga, që ka vetëm 20 klube, për të marrë në huazim lojtarët, të cilët janë jashtë projektit të Chesleat. Të larguarit janë nga të gjitha kategoritë, nga më të mirët e të kushtueshmit, si Cuadrado tek ata më pak të njohur e vlerësuar si Patrick Bamford.

Por ka dhe nga ata lojtarë të dhënë hua nga portugezi, të cilët Murinho apo çdo tifoz i Chelseat sikur ta shikonte në rrugë nuk do ta njihte, këtu përmendet emri i Ulise Davila. Sipas shkrimit në fjalë, Murinho përmes këtyre marrëveshjeve ka zhvlerësuar lojtarët e tij, të cilët i ka blerë me shifra marramendëse.

Këtu përmendet Cuadrado i blerë gati 35 milionë euro nga Fiorentina në janar, teksa tashmë kolumbiani është huazuar tek Juventusi vetëm 1,5 milion euro dhe në rast se bardhezinjtë kërkojnë ta blejnë përfundimisht do të paguajnë dhe 20 milionë euro të tjera.

Po ashtu është Marco Marin, talenti gjerman, që shpërtheu tek Werder Berma, por që me mbërritjen tek Chelsea karriera e tij njohu ulje e ngritje. Po ashtu, emër i njohur është ai i Salah. Egjiptiani u huazua në janar te Fiorentina gjatë transferimit të Cuadrados tek Cheslea. Salah u ble 20 milionë euro nga Chelsea dhe tashmë është dhënë në formë huazimi me të drejtë blerjeje te Roma për vlerën e 11 milionë eurove në total.

Chelsea, shkruhet gjithashtu në shkrimin ironik, është një nga skuadrat që ka shpenzuar më shumë gjatë kësaj merkatoje vere, duke “harruar” talentet e “shtëpisë” dhe kjo ka bërë që shumë lojtarë si Pedro, duke i mos i hequr asnjë meritë, të kushtojë 30 milion euro, edhe pse mosha e tij është jo e vogël, teksa Salah luan në të njëjtin pozicion dhe është 21 vjeç. Pra sipas “Daily Mail”, një kapriçio e teknikut portugez. Kapriço kjo që, në rast se skuadra nuk do të fitojë titullin apo Ligën e Kampionëve, do t’i kushtonte atij dhe vendin si trajner.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama