e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Mourinho, gazetarit: 'Une jam maja, ti je nje pleh i gazetarise'

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mourinho, gazetarit: 'Une jam maja, ti je nje pleh i gazetarise'
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho e ka humbur busullën plotësisht pas barazimit me Espanyol (2:2) dhe dukshëm ka humbur hapin për mbrojtjen e titullit në La Liga. "Special One" në mënyrë të veçantë dhe arrogante iu drejtua një gazetari të revistës "Marca" dhe e fyeu pas ndeshjes në "Santiago Bernabeu".

"Në futboll, stafi im profesional dhe unë përfaqësojmë majat, ndërsa ju jeni plehra të gazetarisë", këto janë fjalët e Mourinhos për gazetarin Mark Antony Mean pas dështimeve të tij të fundit. Pas konferencës së rregullt për shtyp, gazetari i “Marca” ka dashur të përshëndesë Moun, por Jose e refuzoi duke vazhduar ta fyejë rëndë në gjuhën portugeze.

"Më kanë thënë se je një bir kurve dhe një person i keq, por kam besuar se nuk është kështu. Tani e kuptoj se ju jeni kundër Real Madridit dhe kundër meje. Do të të respektoj gjersa jam trajner i Realit, por një ditë edhe ti do të ndryshosh dhe pastaj ne do të takohemi në rrugë, " shtoi Mourinho.