Mosha mesatare e cdo skuadre ne Euro 2012
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kur kanë ngelur edhe pak ditë nga starti i Kampionatit Evropian të gjitha skuadrat pjesmarrëse kanë bërë listën përfundimtare të lojtarëve që do të marrin pjesë në Euro 2012. Gjermania ka skuadrën më të re ndërsa Irlanda më të vjetrën. Nga 276 pjesëmarrës, hollandezi Jetro Uillems është futbollisti me i ri, mbushi 18 vjeç në muajin Mars. 38 vjeç është portieri i Greqisë, Kostas Chalkias, më i vjetri në këtë turne.
Me një moshë mestare prej 25.52 vitesh skuadra e Gjermanisë është skuadra më e re që ka marrë pjesë ndonjëherë në kampionate evropiane. Ekipi gjerman tani është më i ri edhe se ekipi që mori pjesë në Kupën e Botës 2010, atëherë me një mesatare 25 vite. Heqja e lojtarëve të tillë si Hans Jorg Butt, Friedrich dhe Cacau, të shoqëruar me futjen e të rinjve si Mario Gotze, Andre Schurrle dhe Ilkay Gundogan ka ulur ndjeshëm moshën mesatare.
Në të kundërtën ka vepruar Irlanda e cila ka skuadrën më të vjetër të turneut, duke u ndjekur nga Rusia dhe Suedia. Portieri i Irlandës, Shei Givën është lojtari i dytë më i vjetër në Euro 2012 pas portierit të Greqisë. Po ashtu jo më poshtë ngelen edhe lojtarë të tillë si Damien Daf, David Forde, Riçard Dan, Keith Andreus dhe Robi Kin të gjithë në fund të karrirës së tyre.
Anglia ka pasur skuadrën më të vjetër në Kupën e Botës 2010, por futja e një brezi të ri lojtarësh e ka ulur shumë moshën në më shumë se dy vjet duke arritur në 26.57 vjet. Dhe pse Wilshere mungon për shkak të dëmtimit, tre luanët mburren me talentin që është i dyti më i ri në turne, Alex Oxlade-Chamberlain.
Lojtari më i ri që do të marrë pjesë në Poloni dhe Ukrainë është Uillems i cili një vit më parë fitoi Kampionatin Evropian U-17 me Hollandën. Ai fitoi besimi e Marvjek falë 20 paraqitjeve të mira me PSV-në dhe mund të debutoj me 9 Qërshor ndaj Danimarkës. Për disa ekipe yjet e së ardhmes kanë mbërritur në skuadrën e tyre. Për disa është shansi i fundit për një brez futbollistësh. Disa thonë se nuk ka zëvëndësim për përvojën por disa të tjerë këmbëngulin se guximi i të rinjve është më i mirë. Shumë shpejt do të shohim se cili mentalitet do të triumfojë në fushën e blertë.