Momenti kur polici e rrah lojtarin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Futbolli argjentinas vazhdon të sjellë ngjarje të dhunshme. Ngjarja e radhës u pa në ligën e parë të Argjentinës mes Newells dhe Belgranos. Në një tollovi mes tifozëve, futbollistë të Belgranos u afruan tek tifozët e tyre për të qetësuar ata. Por më së keqi e përjetoj futbollisti Gaston Turus. Një polic e goditi atë me shkop gome në fytyrë duke e shtrirë për toke. Goditja e policit i la shenja të qarta në fytyrë ndërsa skuadra e Belgranos ka ngritur zërin për të pezulluar nga puna policin që e shpërdoroi punën e tij.