Modelja kolumbiane rrëfen flirtin me Ronaldon: Si më kontrolloi personeli i tij para se (FOTO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓Modelja kolumbiane Nataly Rinkon ka zbuluar historinë e saj rozë me yllin e Realit të Madritid, Kristiano Ronaldon. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se modelja ka thyer heshtjen pasi u fotografua më futbollistin gjatë pushimeve të Krishtlindjeve në Miami.
Natali Rinkon ka rrëfyer për një stacionin televiziv kolumbian "La Red" se futbollisti e ftoi për një natë romantike tri ditë pasi u panë në një restorant.
Lidhur me takimin e parë, modelja tha se: "Isha në një restorant dhe Kristiano ishte pranë meje. Po vështronim njëri-tjetrin dhe filluam të flirtonim. Më pas, dikush u afrua pranë tavolinës sime dhe më tha që donte të më njihte".
Sipas tabloidit britanik "The Sun", Natali e përshkruan vetën si modele të lidhur me Zotin. Ajo ka rrëfyer se u kontrollua nga ana e personelit të Kristiano Ronaldos para se të kalonte Krishtlindjen me të.


