Mjeket: Leka Zogu, vuajtje multisistemike te organeve
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Shefi i Shërbimit të Neurokirurgjisë, Mentor Petrela, pas vizitës së Kryeministrit Berisha në reanimacionin e pavijonit ku ndodhet i shtruar edhe Leka Zogu i Parë, ka folur mbi gjendjen shëndetësore të tij. Sipas prof. Petrelës, pacienti ka disa lloje të diagnozave, ose e thënë ndryshe multisistemike, të cilat kanë rënduar gjendjen e tij, ndërkohë që gjatë ditës së djeshme situata është përmirësuar.
Dr. Petrela për Leka Zogu i Parë:
“…Mbreti ka një sëmundje që quhet multisistemike. Pra, janë disa sisteme që janë të interesuara dhe që kanë sjellë një vuajtje, dhe për këtë arsye u shtrua në reanimacionin tonë. Aktualisht, gjendja shëndetësore e tij është më e mirë, në krahasim me kohën kur është paraqitur në spital. Situata është më e mirë, ka një vuajtje multisistemike të disa organeve. Ajo që dua të theksoj është se Leka Zogu nuk ka kaluar asnjëherë gjendje kome, ka qenë i kthjellët gjatë gjithë kohës. Kjo është një situatë, e cila vjen pas një vuajtje graduale, pra sistemet kanë vuajtur gradualisht dhe nuk është një gjendje e ardhur në mënyrë akute. Mbreti ka qenë gjatë gjithë kohës koherent, i vetëdijshëm, i përgjegjshëm në të gjithë kapacitetet e tij”, – përfundoi Petrela .
Dr. Boçi për fibrilacionin atrial
Për ta shpjeguar me fjalë të thjeshta për publikun se çfarë është fibrilacioni atrial, iu drejtuam mjekut të njohur Besim Boçi. Përgjigjja e Dr. Boçit është:
“…Fibrilacioni atrial është çrregullim i ritmit të zemrës, gjatë të cilit zemra nuk kontraktohet plotësisht, por dridhet dhe nuk arrin të hedhë gjakun plotësisht në drejtim të organeve, duke shkaktuar për pasojë uljen e oksigjenimit në inde dhe organe. Kjo ndoshta shpjegon edhe temperaturën e ulët që kishte pretendenti për fron mbretëror, Leka Zogu. Të rrahurat e zemrës në këtë patologji shkojnë deri në 150 deri në 200 në minutë nga 60-90 që është norma…”
Një shpjegim mbi fibrilacionin atrial botuar në numrin e djeshëm të gazetës në kolonën për situatën shëndetësore të Leka Zogut nuk është i Dr. Boçit. Shpjegimi i tij mbi këtë diagnozë është ky më sipër.
Presidenti Topi, vizitë në spital
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, vizitoi dje në mesditë në Repartin e Neurokirurgjisë, Leka Zogun I i shoqëruar nga anëtarë të Kabinetit dhe Drejtori i Shërbimit të Reanimacionit, Prof. Mentor Petrela. Presidenti, pasi u prit nga i biri, Leka Zogu II, u informua fillimisht mbi gjendjen shëndetësore të Leka Zogut I, duke shprehur njëkohësisht vlerësime për mjekët. Presidenti theksoi para mediave të pranishme: “Sapo vizitova Leka Zogun I, natyrisht i preokupuar për shëndetin e tij, arrita që të komunikoj lirshëm me të. Pavarësisht gjendjes klinike, të cilën e ka përshkruar në buletinin mjekësor edhe Profesor Petrela, ai kishte një komunikim të kthjellët. I urova shërim të shpejtë dhe nuk e teprova duke qëndruar më shumë, sepse gjendje të tilla patjetër që kërkojnë qetësi…”
Berisha: Qeveria, çdo mbështetje
Në QSUT ka qenë dje edhe Berisha në një përurim. Pas një vizite te Leka Zogu, ai tha: “Ajo që mund të them është se komunikova shumë mirë me të, e gjeta optimist se do ta kapërcejë këtë situatë, uroj që të dalë sa më shpejt dhe shërim të shpejtë nga situata, për të cilën erdhi në spital Madhëria e tij. Mjekët po bëjnë gjithçka. Qeveria është e vendosur të japë çdo lloj mbështetje…”
Topi e quan thjesht Leka Zogu, Berisha e quan Madhëri
Nga krahasimi i dy deklaratave të Presidentit Topi dhe Berishës dhe nga krahasimi i teksteve të botuara në dy sajtet zyrtare të presidencës dhe kryeministrisë, bie në sy se Topi e quan Leka Zogun thjesht me emrin e tij, kurse Berisha e quan “Madhëri”, megjithëse Shqipëria zyrtarisht është republikë.
“Sapo vizitova Leka Zogun I, natyrisht i preokupuar për shëndetin e tij, arrita që të komunikoj lirshëm me të…” – thotë Topi, pa e përmendur më në deklaratën e tij as emrin, as statusin e djalit të vetëm të Ahmet Zogut. Kurse Berisha u shpreh: “Një gërshetim patologjie komplekse, por gjendja dhe parametrat në tërësi, siç më njofton ekipi që ndjek në mënyrë permanente Madhërinë e Tij, Leka I, ka shenja të qarta përmirësimi…” “Të dalë sa më shpejt dhe shërim të shpejtë nga situata, për të cilën erdhi në spital Madhëria e tij”, – thotë më tej Berisha.