e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

AK, nenave: Mesoni femijet qe Shqiperia behet

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
AK, nenave: Mesoni femijet qe Shqiperia behet
Pas forumit rinor, tashmë edhe aleanca e vajza dhe grave Kuq e Zi.  Aleanca ka njoftuar strukturën e vet më te re me kryetare të përkohshme Florentina Xhekën, e cila sipas AK është një  personalitet i njohur në botën e biznesit. Në një prononcim për mediat, AK bën me dije se synon depolitizimin e familjeve dhe shoqërisë shqiptare. “Kuqezinjtë janë ndryshe nga forumet e partive politike”- thonë përfaqësues të AK. Sipas tyre, aleanca u drejtohet me apel nënave dhe grave shqiptare të jenë këmbëngulëse në edukimin e fëmijëve. “Mësojuni fëmijëve që Shqipëria mund të bëhet. Nënat emigrante tu mësojnë fëmijëve shqip”- thonë më tej përfaqësuesit e AK.