Miratohet rezoluta: Eurodeputetet hapin driten jeshile per heqjen e vizave
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Eurodeputetet hapin driten jeshile per heqjen e vizave me Bashkimin Evropian Te majte dhe te djathte gjejne konsensus per vendin tone Komisioni i Jashtem ne Parlamentin Evropian miratoi dje rezoluten per integrimin evropian te Shqiperise me 59 vota pro dhe vetem nje kunder. Sipas rezolutes se miratuar, Komisioni i Jashtem e sheh pozitive iniciativen e Shqiperise per te hequr vizat me vendet e rajonit, duke e pare si nje hap para drejt lehtesimit te levizjes se lire ne rajon. “Keto iniciativa duhet te shkojne paralel me procesin e liberalizimit te vizave me vendet e zones Shengen”, thuhet ne njoftimit zyrtar te Komisionit te Jashtem te PE-se. Draftet dhe amendamentet paraprake u zevendesuan nga te ashtuquajturat "amendamente kompromisi" midis grupimeve te ndryshme politike.
Rezoluta
Eurodeputetet verejne se monitorimi i Shqiperise do te kryhet gjate veres, ne menyre qe vendimi perfundimtar te merret nga Parlamenti dhe Keshilli deri ne fund te 2010. Rezoluta ve theksin edhe ne gjetjen e dialogut parlamentar mes forcave politike ne Shqiperi, ndersa behet thirrje per fillimin e diskutimeve mbi nje ligj te ri zgjedhor, qe do te garantoje transparence te plote te procesit elektoral ne zgjedhjet e ardhshme. "Le te themi se ky eshte qendrimi i perbashket, per t’i thene Shqiperise se duhet te perpiqet me shume per integrimin evropian. Mendoj se eshte lajm pozitiv per popullin dhe qeverine tuaj", u shpreh Nicolaos Chountis, raportues per Shqiperine.
Rezoluta thekson se kriteri politik eshte shume i rendesishem per integrimin evropian te vendit dhe veren se pavaresisht nderhyrjes lehtesuese nga BE, palet ende nuk kane gjetur nje zgjidhje per kapercimin e ngerçit politik. Eurodeputetet theksojne rendesine e nje dialogu politik, duke kerkuar qe forcat kryesore te gjejne zgjidhje dhe te angazhohen per nje ligj te ri elektoral, i cili do te mund te garantoje transparence te plote te procesit te ardhshem zgjedhor. Kapercimi i situates vleresohet ne rezolute duhet te behet ne respekt te transparences dhe kushtetutshmerise.
Amendamentet
Amendamenti i ben thirrje Komisionit qe te verifikoje permbushjen e kritereve te mbetura per liberalizimin e vizave ne muajt e ardhshem nga Shqiperia, me qellim qe kjo te qartesoje proceduren per Keshillin dhe Parlamentin per te miratuar regjimin e lire ne fund te vitit 2010. "Kishte disa amendamente qe per çeshtjen e vizave t’i mbyllnim deren Shqiperise ne menyre qe te kishim permiresim te situates politike atje. Por ne rezolute vendosem qe te thuhet ndryshe qe duhet t’u japim vizat shqiptareve, sa me shpejt aq me mire", u shpreh Chountis. Grupimet politike evropiane theksojne si themelore nevojen per nje sistem gjyqesor transparent, te paanshem, efikas dhe te pavarur nga çfaredolloj kontrolli apo presioni politik. Persa i takon dhunes ne familje dhe trafikut te grave e femijeve, amendamenti kompromis vleresonte me shqetesim rritjen e rasteve ne kete fushe dhe i bente thirrje Prokurorise dhe policise per te kryer hetim te duhur. Ne ekonomi, Shqiperia verehet se ka mungese transparence persa i takon çeshtjes se pronave qe vleresohet se po pengon zhvillimin e tregut te tokes. Kerkohet permiresim ne fushat e transportit, edukimit, çeshtjet sociale, shendetesi, bujqesi dhe per energjetiken shenohet se duhet permiresuar oferta duke shfrytezuar kapacitetin e vendit ne burime natyrore.
Stefan Fyle, BE
Pas miratimit te rezolutes nga ana e PE-se, reagoi edhe Komisioneri evropian per Zgjerimin, Stefan Fule, i cili ka deklaruar dje se Shqiperia ka bere progres te madh ne permbushjen e kritereve per liberalizimin e vizave dhe se per kete, ky proces do te permbyllet shume shpejt.
Nicolaos Chountis, PE
"Le te themi se ky eshte qendrimi i perbashket, per t’i thene Shqiperise se duhet te perpiqet me shume per integrimin evropian. Mendoj se eshte lajm pozitiv per popullin dhe qeverine tuaj", u shpreh Nicolaos Chountis, raportues per Shqiperine.
Fyle: Shqiperise se shpejti i hiqen vizat
Pas miratimit te rezolutes nga ana e PE-se, reagoi edhe Komisioneri evropian per Zgjerimin, Stefan Fule, i cili ka deklaruar dje se Shqiperia ka bere progres te madh ne permbushjen e kritereve per liberalizimin e vizave dhe se per kete ky proces do te permbyllet shume shpejt. Komisioni Evropian, tha Fyle, po pergatit tashme opinionin mbi aplikimin per statusin e vendit kandidat te Shqiperise dhe Malit te Zi. Deklaratat e tij u bene ne takimin e SEECP ne Stamboll. Ne kete takim moren pjese dhe Presidenti i Republikes, Bamir Topi dhe ministri i Jashtem, Ilir Meta. Perpara nje muaji Komisioni i Jashtem i Parlamentit Evropian e shtyu miratimin e rezolutes per Shqiperine pasi ne ate kohe ishin duke u zhvilluar negociata per gjetjen e nje zgjidhje per krizen politike ne vend.
Britania: Duam te shohim stabilitet politik
Ministri britanik per Evropen, David Lidington, ka deklaruar dje se Britania deshiron te shohe atje "stabilitet politik, demokraci funksionale, zbatimin e ligjit, gjyqesor te pavarur, media te lira". “eshte e rendesishme qe kriza politike ne Shqiperi te zgjidhet. Perpjekje po behen nga BE-ja dhe SHBA-ja, qe te sjellin pajtimin qe eshte i nevojshem. Ne Shqiperi, ashtu si dhe ne vendet e tjera ne rajon, duam te shohim stabilitet politik, demokraci funksionale, zbatimin e ligjit, gjyqesor te pavarur, media te lira. Sa me shpejt qe Shqiperia te jete ne rruge drejt anetaresimit ne BE, aq me te kenaqur do te jemi”, u shpreh ministri britanik.
Zevendespresidenti i Asamblese se OSBE takon Kryeparlamentaren
Gossruck: PS ne Kuvend, s’ka me krize
Zevendespresidenti i Asamblese parlamentare te OSBE, Wolfang Gossruck, gjate nje takimi te zhvilluar me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, eshte shprehur se ne Shqiperi nuk ka me krize, perderisa opozita eshte ne Parlament. “Une nuk mund te flas per krize politike perderisa opozita eshte ne Parlament dhe ky institucion funksionon normalisht. Ne vleresojme rezoluten e Parlamentit Evropian te miratuar”, u shpreh ai pas takimin me Topallin. Sipas tij, se shpejti do te hiqen edhe vizat per Shqiperine, teksa ka ofruar mbeshtetjen per qeverine shqiptare.
Gossruck dhe delegacioni qe e shoqeronte ate, uroi Kryetaren e Kuvendit dhe gjithe shqiptaret per rezoluten e Parlamentit evropian duke theksuar se shqiptaret, qeveria dhe Parlamenti kane bere nje pune shume te madhe. Me tej biseda u perqendrua ne perpjekjet qe qeveria, Parlamenti dhe vete shqiptaret po bejne per te permbushur standardet evropiane, per marrjen e statusit te vendit kandidat ne BE. Ne vijim te bisedes, Gossruck beri me dije Kryetaren e Kuvendit per nismen qe Parlamenti austriak ka ndermarre per promovimin e Shqiperise, ku ne muajin Tetor do te zhvillohet programi "Ditet e Shqiperise.