e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Bernd Fischer: Ku bashkohen dhe ku ndryshojne politika e Berishes dhe e Nanos me Enver Hoxhen

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Bernd Fischer: Ku bashkohen dhe ku ndryshojne politika e Berishes dhe e Nanos me Enver Hoxhen
Historiani i njohur amerikan, Bernd Fischer ka bere nje analize te jashtezakonshme per Shqiperine, duke e nisur nga regjimi i Enver Hoxhes deri ne ditet e sotme. Regjimi i hekurt komunist ne Shqiperi mbijetoi deri ne vitin 1990, pese vjet pas vdekjes se diktatorit me te madh te saj, Enver Hoxha. Por, shtegu politik i vendit qe atehere eshte i mbushur me fantazma te pavarrosura, thote Bernd Fischer.

Shqiperia dhe trashegimia e Enver Hoxhes

Kur Enver Hoxha, diktatori stalinist me jetegjate i Shqiperise u varros me nder nen statujen e realizmit socialist Nena Shqiperi ne varrezat e deshmoreve ne Tirane, data e vdekjes – 11 prill 1985 – nuk u shenua ne varrin e tij. Ramiz Alia, i cili pasonte Hoxhen si Sekretar i Partise se Punes shqiptare, ishte pergjegjes per kete fakt; ai argumentoi (me nje shpirt qe sot do gjente jehone ne Piongiang) se nje njeri i tille s’mund te vdiste kurre.

eshte padyshim fatkeqesia me e madhe e Shqiperise teksa vendi ka shenuar 25-vjetorin e vdekjes se Hoxhes – mes debateve dhe reflektimeve ne vend te festimeve te detyruara te kohes se tij –te mund te themi qe Ramiz Alia kishte te drejte.

Vertet aspektet me te shemtuara te regjimit te Hoxhes dhe regjimit njepartiak qe zgjati deri me 1990-‘91) jane zhdukur me kohe: Duke perfshire izolimin e shtetit te tij, vrasjet e pafundme politike, burgosjet, kampet e detyruara te punes dhe veshtiresite e internimeve te gjata. Por disa aspekte te udheheqjes se tij autoritare vazhdojne te ekzistojne: Mungesa e interesimit te pergjithshem te elites per mireqenien e popullit dhe per interesat e shtetit, politikat brutale dhe jotolerante dhe mungesa e rregullit te ligjit. Keto kane bllokuar rrugen drejt synimeve te vete-deklaruara te Shqiperise per vendosjen e nje demokracie funksionale, nje ekonomie tregu te qendrueshme dhe nje integrim Euro-Atlantik.

Lideri i madh

Dyzet vjetet e udheheqjes se Enver Hoxhes i lane nje trashegimi te rende Shqiperise post-komuniste. Ka nje pike ne favorin e tij: Qe ne periudhen e varferise se mprehte qe ai trashegoi ne vitin 1944, e diversifikoi ekonomine permes nje programit te stilit te industrializimit sovjetik, rriti standardet e jeteses, reduktoi influencen e faktoreve ndares (rajonale, fisnore dhe fetare) ne shoqerine shqiptare, mbrojti integritetin territorial dhe pavaresine e Shqiperise; dhe beri permiresime specifike ne sektore si shendeti, arsimi dhe te drejtat e femrave. Mund te duket impresionuese per sa kohe qe pershkrimi mbetet ne siperfaqe dhe nuk shihen detajet e tjera. Gjithashtu, eshte nje fakt tjeter i shquar i sundimit te Hoxhes: Qe ndryshe nga diktatoret e tjere te Evropes lindore dhe qendrore, qe me kalimin e kohes u bene me pak te eger, Hoxha u be me ekstremist dhe dyshues, dhe me i fiksuar per te perdorur aparatin e sigurimit te qenderzuar ne Sigurimin e tmerrshem per te penetruar ne shtepite dhe mendjet e shqiptareve. Qytetaret mbijetonin (perveç rasteve te rralla heroike) me se shumti duke iu dorezuar konformizmit dhe apatise, duke perftuar nga paranoja e udheheqesit gjithe dites e duke e asimiluar ate.

Partia e Punes shqiptare dhe anetaret e saj nuk ishin me mire duke qene se Hoxha ne menyre periodike eliminonte shume prej kolegeve te tij; asnje regjim komunist nuk ka provuar aq shume pushkatime. Teksa procesi zhvillohej, pushteti ishte kufizuar ne nje grup te vogel te bashkuar nga lidhje tradicionale ose familjare dhe bashkepunimi i tyre ne vazhdimin e spastrimeve vrastare. Regjimi krijoi ate qe pershkruhej si kolazh fantazish: nje vend te tille qe do bente nje surrealist te qante nga gezimi. Por, nese ishte fantazi, ishte nje fantazi brutale.

Qendresa e fundit

Vdekja e Enver Hoxhes la nje vakum qe u mbush nga i mbrojturi i tij, Ramiz Alia. Lideri i ri u perball menjehere me probleme serioze ekonomike dhe sociale, produkt i nje kokteji te rrezikshem: Mbi-centralizimi i perbere nga vendimmarrja e papershtatshme dhe ideologjike dhe papunesia ne rritje.

Ramiz Alia, i cili aspironte te ishte nje komunist i reformuar, gradualisht lehtesoi aspektet me shtypese te regjimit dhe kete e beri teksa segmentet me te menjanuar te shoqerise u bene me guximtare. Alia nuk beri asgje veçse reagoi duke kallajisur strukturat ndersa ne thelb po perpiqej te ruante sistemin e Hoxhes. Por, ishte shume vone. Shqiptaret pane ndryshimet qe perfshine gjithe Evropen lindore; ne shtepi kushtet e perkeqesuara çuan ne zhvillimin e nje kulture rruge krejtesisht radikale dhe konfrontuese te nje karakteri anarkist.

Goditja finale drejt ndryshimit transformues erdhi nga studentet e Shqiperise, veçanerisht nga ata te universitetit te vetem ne vend, te Tiranes. Ata, ndryshe nga pjesa me e madhe e intelektualeve, ata ishin te prirur te rrezikonin per te shfaqur hapur mospranimin e sistemit. Alia dergoi Sali Berishen, nje prej anetareve te pare qe mbrojti pluralizmin politik e prandaj synoi te fitonte autoritet mes studenteve, per te sherbyer si ndermjetes. Berisha e perdori me mjeshteri kete rol per te komanduar e me pas drejtuar protestat, te cilat e detyruan Aline te dorezonte monopolin e fundit politik te Evropes. Qe atehere, ne nje menyre a tjeter Berisha ka dominuar Shqiperine.

Presidenti i ri - i vjeter

Sali Berisha, kardiologu i shquar i Shqiperise, kishte qene komunist dhe nje kandidat per anetar ne Komitetin Qendror te Partise. Por ne kohen qe ai u be president i Shqiperise ne vitin 1992 ai e pa posterin anti-komunist si vale te se ardhmes dhe perdori hakmarrjen ndaj ish-komunisteve per te shperqendruar popullsine nga te dhenat e tij personale. Por, te lihej mbrapa Hoxha ishte shume me e veshtire se ç’ishte parashikuar.

Berisha drejtoi nje ndryshim te thelle ekonomik dhe social. Ai adoptoi “shok-therapy” te huazuar nga Fondi Monetar Nderkombetar: privatizime te shpejta, ndihme sociale qe doli jashte funksionit dhe biznese margjinale. Rezultati ishte papunesia masive dhe – per dhjetera mijera, te cilet vareshin tek ndihma sociale e qeverise – varferia ekstreme.

Brenda nje nate shqiptaret u çliruan nga nje prej strukturave sociale me izoluese dhe kufizuese ne Evrope me premtimin e lirise personale dhe komoditeteve. Dhe me e mirepritura, bashke me anet pozitive dhe negative ishte levizja: Qindra mijera shqiptare u larguan jashte vendit. Por, ne aspekte kyçe, kthetrat e Hoxhes tek pasardhesit e tij qendruan te forta. Berisha dhe elita tjeter e Tiranes kishin te njejtin qendrim autoritar dhe jo tolerant qe pengonte kompromisin dhe negociatat e nevojshme qe Shqiperia te ecte drejt demokracise. Partia Demokratike u be nje vegel personale per pushtetin e Berishes teksa refuzoi te lejonte disidentet e brendshem dhe goditi sfiduesit me gjithçka kishte ne dispozicion (edhe dhune), pa marre parasysh koston qe i shkaktonte demokracise se Shqiperise.

Fushatat e tij zgjedhore te kujtonin propaganden e epokes komuniste, me Berishen qe i quante kundershtaret “terroriste” dhe nje “front i kuq” i ndihmuar nga armiqte e perhershem, serbet dhe greket. Forcat e tij te sigurimit dhe banditet u pozicionuan per te perçare fushatat e opozites dhe per te kercenuar e sulmuar mbeshtetesit e opozites, kandidatet e madje dhe shtypin.

Kryeministri i vjeter – i ri

Kombinimi fatal i ketyre politika dhe trajtimi i paafte i nje skandali qe kishte te bente me skemat piramidale te investimit e rrezuan Sali Berishen ne vitin 1997 ne ate qe mund te quhet kryengritja e pare popullore me arme e suksesshme e Evropes qe prej shekullit te 19-te. Trazirat ne rritje u pershkallezuan ne rebelim te plote, teksa ushtria u shperbe. Policia sekrete brutale e Berishes nuk mund t’i ndalonte njerezit te bastisnin rreth nje milione kallashnikove, bashke me tanke dhe artileri te ndryshme e madje dhe predhat e famshme kineze. Dhuna qe erdhi pas shkaktoi mijera vdekje dhe detyroi Berishen te jepte doreheqjen i turperuar dhe mbajtjen e zgjedhjeve te reja. Opozita erdhi ne fuqi ne nje proces qe ishte nje turp demokratik, por komuniteti nderkombetar nuk kishte zgjedhje, perveç se te pranonte rezultatin.

Kryeministri i ri, Fatos Nano kishte qene kryeministri i fundit i regjimit te shkuar. Ai ishte gjithashtu nje krijese e epokes se Hoxhes dhe i mbyllur ne kulturen politike te hakmarrjes dhe autoritarizmit. Ne shume menyra, ai ishte misherimi i asaj kulture: Nje person i favorizuar nga bashkeshortja e Hoxhes, Nexhmija, ai kishte kundershtuar pluralizmin real dhe ekonomine e tregut deri ne fundin e udheheqjes nje-partiake. Toni i Nanos; si i Berishes dhe i Hoxhes kishte tendencen te ishte dogmatik, konfrontues dhe i fokusuar ne arritjen e qellimeve.

Ai mblodhi ne rrethin e tij te ngushte perkrahes se rruges te ashper, la menjane shume reformues te dedikuar dhe shtypi diskutimet e brendshme ne parti. Nano, ashtu si Berisha, gjithashtu gerreu themelet e idese se nje sherbimi civil te pavarur duke spastruar aparatin e sigurimit, te drejtesise dhe administraten e shtetit, e thuajse gjithe ambasadoret dhe gjeneralet. Nano, pasi thuajse u permbys ne nje grusht shteti te projektuar nga Berisha me pas instaloi nje regjim korrupsioni qe mund te pasuronte ate dhe te shperblente mbeshtetesit e tij. Edhe njehere tjeter, puna thelbesore ne te mire te njerezve u injorua. Por, kur qytetaret e neglizhuar paten rastin ta zevendesojne, e vetmja zgjedhje ishte Berisha.

Humbja finale

Sali Berisha “i ri”, i cili u kthye ne pushtet ne vitin 2005 dhe e ka mbajtur ate qe atehere ka hequr dore nga dhuna dhe ekstremizmi qe ka karakterizuar presidencen e tij. eshte arritur nje fare progresi, por shume prej menyrave “Hoxha-iste” vazhdojne te enden ne atmosfere. Pjesa me e madhe e energjise se Berishes i dedikohet zgjerimit te sundimit te tij nepermjet kontrollit te rritur te qeverise lokale dhe institucioneve administrative te pretenduara te pavarura. Zgjedhjet ne Shqiperi vazhdojne te jene te rrethuara nga sharjet dhe nje shkalle e caktuar dhune duke rezultuar shpesh ne rruge pa krye politike, te cilat shtyjne punen per reformat aq shume te nevojshme.

Vertet, zgjedhjet parlamentare te vitit 2009 kishin nje performance me te mire, por ato u gjymtuan nga dhuna para-zgjedhore, politizimi i aspekteve teknike, raportime per intimidim te zgjedhesve dhe parregullsi ne numerimin e votave. Shume vezhgues vendas dhe nderkombetare vazhdojne te kerkojne masa urgjente ne reformat zgjedhore dhe gjyqesore, rritje te vemendjes nda korrupsionit qeveritar dhe lidhjeve te qeverise me krimin e organizuar, si dhe forcimin e ligjit.

Vitet e Enver Hoxhes ishin nje histori mbijetese personale dhe elitare, pushteti te pameshirshem, shtypje mizore, spastrimi masiv dhe fanatizmi ideologjik. Nje çerek shekulli pas vdekjes se tij dhe thuajse dy dekada pas renies se komunizmit Shqiperia vazhdon te luftoje per te kompletuar tranzicionin demokratik. Permbushja e tij do ishte mundja e fundit dhe perfundimtare e diktatorit te vjeter.