Miqesorja Shqiperi-Gjeorgji perfundon 2-2 arrestohen 6 tifoze

Miqesorja Shqiperi-Gjeorgji perfundon 2-2, arrestohen 6 tifoze

Shqipëria barazoi 2-2 në miqësoren përballë Gjeorgjisë mes kontestimeve dhe një loje shumë të dobët. Barazimi i kuqezinjve ne ndeshjen e parë në shtëpi pas kualifikimit në Europianin e Francës nuk justifikohet edhe pse në formacionin e parë ishin shumë lojtarë të rinj, pasi veteranët me kapitenin Cana në krye nuk ishin në fushë.

Përsa i përket kronikës shënuan të parët që në fillim të ndeshjes me Amisulashvilin në minutën e 2. Ndërsa në pjesën e dytë Gjeorgjia shënoi edhe golin e dytë me Chanturian.

Në të 52’kapiteni gjeorgjian godet nga jashtë zone duke mposhtur portierin Berisha duke krijuar idenë se gjithçka u mbyll, por 2’ nga fundi Shqipëria fillimisht ngushtoi diferencën me Migjen Bashën me një goditje nga jashtë zone, ndëra në minutën e fundit të kohës së rregullt ishte Sokol Cikalleshi që realizoi një super gol, teksa pas një stopi të bukur të topi me gjoks lëshoi një predhë në drejtim të portierit gjeorgjian që nuk kishte se cfarë të bënte përvec se të nxirrte topin nga rrjeta.

Masakra në Francë

Në fillim të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë, pasi janë dëgjuar dy himnet, u dëgjua edhe ai francez si dhe u mbajt një minutë heshtje në shenjë solidarizimi për terrorin në Paris. Ndërsa masat e sigurisë ishin të rrepta, teksa afro 400 policë ishin në gatishmëri për mbarëvajtjen e ndeshjes nisur edhe nga masakra në Francë dhe frika për ndonjë akt të mundshëm në Tiranë.

Tifozët kundër

Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen në ndeshjen e fundit në këtë stadium ka qenë mungesa e tifozëve, të cilët në ndeshjen e parë që Shqipëria zhvilloi në atdhe pas kualifikimit në Francë e kanë braktisur, pasi kanë qenë shumë të paktë në numër edhe pse duhet të ishte një festë.

Por shpjegimi i mungesës duket se lidhet me trajtimin që FSHF u bëri në ndeshjen me Serbinë. Grupi më i madh i tifozëve kuqezi kanë shpalosur edhe një banderolë të madhe kundër FSHF me mbishkrimin ‘Ku i keni tifozët?” ndërsa nuk munguan as fishekëzjarret në fushë për shkak se policia u bllokoi disa banderola pro Ballist Morinës dhe kundër FSHF.

Në minutën e 6 tifozët hodhën fishekëzjarrë në fushë duke sjellë edhe ndërprerjen e ndeshjes për 1 minutë. Gjendja u qetësua, ndërsa u këshilluan tifozët se ndeshja mund të ndërpritet. Pas akteve policia ka shoqëruar në Komisariatin Nr. 1, 6 tifozë të ekipit kombëtar, 4 prej të cilëve nga Kosova për hedhjen e fishekzjarrëve në fushë gjatë ndeshjes.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama