e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Miqesorja, Serbia barazon kunder Frances

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Miqesorja, Serbia barazon kunder Frances

Serbia dhe Franca kanë barazuar 1-1 në miqësoren e djeshme në Beograd. Trajneri Dik Advokat ka debutuar me një rezultat pozitiv në pankinën serbe, teksa përballë ishin “gjelat” e Didier Deshampit që deri në minutën e 80-të udhëhiqnin me rezultatin 0-1. Pjesa e parë u mbyll me fitoren e francezëve që arritën të shënonin në minutën e 13-të me anë të Pogbasë, i cili shfrytëzoi bukur një asist të Kabellas. Loja ka qenë e ekuilibruar, teksa serbët kanë kontrolluar më shumë topin, por pa arritur të ndëshkojnë “gjelat”. Të dyja skuadrat luanin me skemën 4-4-1-1, teksa në sulm për serbët ishte Xhorxheviç i vetëm, i mbështetur nga Tadiç, ndërsa në krahun tjetër luante Remi i vetëm në majën e ofensivës.

Pjesa e parë u mbyll 0-1, ndërsa në 45 minutat e dyta, loja ka qenë thuajse fotokopje e së parës, në ekuilibër të plotë. Advokat dhe Deshamp kryen disa zëvendësime, në një kohë që Serbia ishte më insistuese. Pas një krosimi të Ivanoviç, është lojtari i krahut të majtë, Kolarov, që arrin të barazojë rezultatin 10 minuta afër fundit. Rastet për gol nuk munguan, teksa Franca u bë e rrezikshme veçanërisht pas futjes në fushë të Karim Benzemasë. Gjithsesi, miqësorja u mbyll pa fitues. Të dyja skuadrat janë në Grupin I eliminator, por me ndryshimin që Franca është e kualifikuar direkt në Europian, si vendi organizator, ndërsa Serbia do të garojë për të zënë një nga vendet që të çon në fazën finale. Me “gjelat”, ndeshje miqësore do të luajë edhe Shqipëria.