Miqësoret/ Zvicra shpall listën, figuron edhe Shani Tarashaj
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkoviç ka publikuar sot listën me futbollistët që ka grumbulluar për dy miqësoret e marsit, ndaj Irlandës dhe Bosnjës.
Ajo që bie në sy te kjo listë është se janë të përfshirë edhe 7 futbollistë shqiptarë. Përveç Shaqirit, Xhakës, Mehmedit, Xhemailit, Kasamit dhe Behramit, bie në sy edhe prania e sulmuesit të Shani Tarashaj.
Grumbullimi i tij me Kombëtaren A të Zvicrës shuan çdo dyshim për një të ardhme në Përfaqësuesen e De Biazit. Tashmë Tarashaj bëhet shqiptari i radhës që zgjedh të përfaqësojë Zvicrën.
