Ministria nuk ka leke per gjyqtaret, FSHB nis negociatat e kerkon ndihme
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Drejtuesit e Federatës së Basketbollit në takim me ministrin Bumçi, që nuk garanton ndihmë financiare para janarit. Gjyqtarët presin të paguhen. Kalvari i nisjes së kampionatit të basketbollit duket se do të zgjasë më shumë sesa ishte parashikuar. Ndonëse në projektin e saj “sekret” Federata e Basketbollit kishte planifikuar 5 nëntorin si datën e nisjes së kampionatit, kjo nuk ka ndodhur. Sot, sërish nuk do të luhet basketboll dhe ende nuk dihet se kur do të ndodhë kjo gjë.
Problemi i regjistrimit të klubeve thuajse është në përfundim, ashtu sikurse ai i pagesës së detyrimeve nga ana e tyre. Por një tjetër problem i madh mbetet pagesa e gjyqtarëve, një çështje që ka shkuar deri në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Takimi nul Drejtuesit e Federatës së Basketbollit, presidenti Avni Ponari dhe sekretari Korab Llazani, kanë zhvilluar një takim të radhës me ministrin e MTKRS-së, Aldo Bumçi, ku i kanë parashtruar për të disatën herë problemin e fondeve të pakta që ka kjo federatë. Për të dytin vit me radhë, MTKRS-ja ka shkurtuar fondin e FSHB-së (ashtu si dhe të federatave të tjera sportive), që në total kap shifrën e mbi 5 milionë lekëve.
Dy drejtuesit e FSHB-së i kanë kërkuar ministrit Bumçi që të ndërhyjë në dhënien e një fondi shtesë, e cila do të shërbejë për të kryer pagesat e gjyqtarëve dhe për t’i dhënë dritën jeshile nisjes së kampionatit të basketbollit. Por mësohet se ministri, megjithëse e konsideron të drejtë kërkesën e drejtuesve të FSHB-së, ka deklaruar se aktualisht nuk ka mundësi financiare që të ndihmojë sportin e basketbollit, duke premtuar një mbështetje financiare vetëm në janarin e 2012-s.
Një periudhë shumë e largët, ndërkohë që kampionati duhet të rinisë sa më shpejt. FSHB-ja ka grumbulluar një sasi të ardhurash nga regjistrimi i klubeve, por ajo shumë nuk mjafton për të shlyer gjyqtarët, pasi borxhi prej 4.2 milionë lekësh është i madh për arkën e boshatisur të FSHB-së.
Negociatat Duke parë situatën e krijuar, drejtuesit e Federatës së Basketbollit kanë nisur të kërkojnë një ndihmë financiare nga burime të ndryshme, me shpresën që të plotësojnë shifrën e kërkuar nga gjyqtarët. Sekretari Llazani pohon se do të bëhet çdo përpjekje për të paguar gjyqtarët. “Ata kërkojnë me të drejtë hakun e tyre për punën që kanë bërë. Shpresojmë që shumë shpejt të sigurojmë shumën e duhur, ndërkohë që do të negociojmë më gjyqtarët për t’i shlyer ata pjesërisht e të nisim kampionatin kombëtar,” – thotë shefi Korab Llazani.
Ai shprehet se të gjitha të ardhurat e grumbulluara dhe ato që federata ka në dispozicion do të shkojnë për gjyqtarët, por kjo shumë nuk mjafton e shpreson në gjetjen e ndonjë ndihme financiare nga “jashtë” (sponsorë apo donatorë). Ndërsa Shoqata e Gjyqtarëve ka konfirmuar se nuk do të nisë kampionatin në rast se nuk paguhet totalisht për punën e kryer gjatë sezonit të kaluar.