E Mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Kuriozitete

Milano, nje grua egjiptiane lind super-beben, 6.3 kg!

Në këtë seksion: Kuriozitete · 8 artikuj ↓
Milano, nje grua egjiptiane lind super-beben, 6.3 kg!
Një grua egjiptiane, 35 vjeç, ka sjellë në jetë fëmijën e jashtëzakonshëm në një klinikë në Milano, Itali. Ajo lindi foshnjen e saj me peshën e pazakontë 6.3 kilogramë. Mediat italiane kanë mësuar vetëm se gruaja dhe fëmija janë mirë me shëndet, por jo detaje të tjera për ta. Gjithçka duket se ka qenë e vështirë, pasi edhe pesha e nënës ka qenë e madhe, rreth 100 kg.Operacioni ka zgjatur më shumë se zakonisht, rreth 1 orë e 30 minuta dhe në të kanë marrë pjesë 7 mjekë. Sipas mjekëve fëmija do të mbahet për disa ditë nën mbikëqyrje të rreptë.