Ju jeni shume seksi per…Arabine Saudite! Ndalohen tre meshkuj pasi jane 'shume te pashem'
Në këtë seksion: Kuriozitete · 8 artikuj ↓
Tre meshkuj, të konsideruar “shumë të pashëm” janë arrestuar nga autoritetet në Arabinë Saudite. Policia e shtetit ultra-fetar ka arrestuar djemtë gjatë një festivali kulturor në kryeqytetin saudit, Riad.Autoritet janë shprehur se i frikësoheshin faktit se gratë arabe mund të tundoheshin dhe josheshin për të thyer ligjet e rrepta të vendit.
Gratë saudite e kanë të ndaluar te flasin dhe komunikojnë me burra të cilët nuk janë të afërm të tyre. Marrëdhënia seksuale jashtëmartesore është e dënueshme me rrahje me kamzhik dhe ndonjëherë edhe vdekje.Gazeta lokale e raportoi kështu lajmin: “Tre djemtë janë ndaluar nga policia për shkak se ata ishin shumë të bukur. Ekzistonte frika se femrat mund të josheshin nga ata.”