Milani vërshëllehet me Lacion, rezultati si vlen askujt (VIDEO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
UPDATE/ Milani nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 me Lacion në "San Siro". Rezultati duket se nuk është pritur mirë nga tifozët e kuqezinjve, të cilët kanë vërshëllyer skuadrën për paraqitjen e dobët në shtëpinë e tyre.
Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1. Bardhekaltrit gjetën golin e avantazhit në minutën e 9´ me anë të Parolos, ndërsa kuqezinjtë barazuan në minutën e 15´ me Bakën.
Milani shpreson për një vend në Ligën e Kampionëve, por 1 pikë e marrë ndaj Lacios i largon edhe më shumë shpresat.
Ndërsa Lacio shkoi në "San Siro" për një rezultat pozitiv, pas eliminimit 0-3 nga Sparta e Pragës në Ligën e Europës, por duket se .
Milan - Lacio 1 - 1
Golat: Parolo 9'/ Baka 15´
MILAN (4-4-2): Donnarumma, Abate, Zapata, Romagnoli, Antonelli, Honda, Bertolacci, Montolivo, Bonaventura, Luiz Adriano, Bacca.
Trajner: Mihajlovic.
LAZIO (4-3-3): Marchetti, Patric, Bisevac, Hoedt, Braafheid, Parolo, Biglia, Lulic, Candreva, Matri, Felipe Anderson.
Trajner: Pioli.
