e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Milani shitet shumë më lirë se ç mendohej, sa vlejnë kuqezinjtë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Milani shitet shumë më lirë se ç mendohej, sa vlejnë kuqezinjtë

Presidenti i Milanit Silvio Berluskoni është në prag të shitjes së klubit drejt investitorëve kinezë. Mediat italiane thonë se kuqezinjtë priten të shiten shumë më lirë se çfarë thuhej më parë.

132944942-4474f624-593b-4bc0-9a41-8bc52ff64c89 "Milani është një hap larg fundit të një epoke dhe nisjes së një tjetre të re. Silvio Berluskoni është duke lëshuar 70 për qind të aksioneve të klubit për një shifër të përafërt me 400 milionë euro.

Pak, shumë më pak nga 1 miliard euro që duhej të shitej nga operacioni Taechaubol. Përfituesi është një maniak kinez, ndërsa këshilltari është një ekspert amerikan.

095839381-20f8bfcc-6e35-4a14-adc5-d6bd6f447428Nga burime të besueshme konfirmohet se firmosja e marrëveshjes është e afërt, ndoshta brenda javës që vjen",-shkruan e përditshmja italiane 'Corriere dello Sport'.

Rreth 70 për qind e aksioneve pritet të shiten së shpejti, ndërsa 30 për qind që mbeten do të shiten në fund të sezonit të ardhshëm.