Milani ne alarm sulmi, Robinho s’do te luaje per 1 muaj
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Skuadra italiane e Milanit si duket nuk po gjen paqe. Sikur të mos mjaftonte dëmtimi i Pato-s, tashmë Milan duhet të bëjë edhe pa shërbimet e Robinho-s. Siç raportojnë mediat sportive italiane braziliani do të qëndrojë larg fushës së lojës për afro një muaj për shkak të një lëndimi që ka pësuar gjatë debutimit në kampionat kundër Sampdorias. Klubi kuqezi ka lëshuar një deklaratë mbi ngjarjen ku thuhet:
“A.C Milan njofton se Robinho gjatë takimit Milan-Sampdoria, i luajtur të dielën, pati një tërheqje të shkallës së parë të muskujve në kofshen e tij të djathtë. Koha për kthim mund të vlerësohet pas 3 apo 4 javëve nëse nuk ka komplikime të mëtejshme”.