Milani ndal Napolin e Hysajt, Juve mbetet në krye (VIDEO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
UPDATE/ Napoli dhe Milani ndanë nga një pikë në takimin e vlefshëm për Javën e 26 të Serisë A. Ndeshja e luajtur mbrëmjen e së hënës në Napoli përfundoi me rezultatin 1-1.
Pjesa e dytë
Pjesa e dytë filloi me Milanin në sulm. Skuadra e Mihajloviçit u duk e vendosur më mirë në fushë në minutat e para të pjesës së dytë. Në minutën e 53´ të takimit, Hysaj tentoi portën kundërshtare me një gjuajtje jashtë zonës së rreptësisë, por topi përfundoi larg kuadratit të Donarumës.
Një tjetër aksion i rrezikshëm për skuadrën vendase u shënua në minutën e 67´ të pjesës së dytë. Hysaj krosoi në zonë për Mertens, ndërsa ky i fundit goditi shtyllën e krahut të djathtë të portierit të Milanit.
Napoli rriti ndeshëm presionin e lojës në minutat e fundit të pjesës së dytë, por pa gjetur golin e avantazhit. Nga ana e tij, Mihajloviç u përgjigj në minutat e fundit duke futur Balotelin në fushë.
Ky i fundit u vërshëllye nga tifozët e Napolit edhe për incidentin e ndodhur një natë në parë para Hotelit të Milanit. Sipas shtypit italian, disa tifozë të Napolit (200-300) "shqetësuan" në orët e mbrëmjes lojtarët e Milanit - gjatë kohës kur ata ishin në hotel, por Baloteli iu përgjigj "me një xhest të pahijshëm".
Skuadrat zhvilluan një ndeshje të hapur dhe me ritëm. Fillimisht, ishte Insigne i cili realizoi golin e avantazhit për Napolin në minutën e 39´ të pjesës së parë. Ndërsa një minutë para përfundimit të kohës së rregullt, Bonaventuara barazoi për Milanin duke i çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes.
Pak kohë para fillimit të ndeshjes (21:00), mediat italiane publikuan edhe formacionet zyrtare. Në këtë ndeshje, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare të futbollit që aktivizohet me Napolin, Elseid Hysaj, ishte titullar që në minutat e para.



