Mihajlovic: Kosova eshte Serbi. Milloshevicin dhe Arkanin i kam pasur miq
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Nuk ka doreza trajneri i ri i Milanit, Sinisa Mihajlovic kur flet edhe për tema jashtë futbollit. I njohur si një serb nacionalist ai u është përgjigjur disa pyetjeve provokuese të gazetarëve italianë. “Në momentin e bombardimeve isha i grumbulluar me kombëtaren sllave. Në momentin kur gjendja është rënduar, jemi transferuar në Hungari. Kam folur disa herë me Millosheviçin dhe jam takuar me të në zyrën e qeverisë. Në mur mbante të varur fanellën time të Crvena Zvezdas. Gjithnjë më tregonte se ai dhe e gjithë Serbia, ndiheshin krenar me mua”.
Ai ka shkuar edhe më tej kur e ka quajtu mik të tijin paramilitarin serb Arkan që ka kryer masakra në Kosovë. “Arkanin e kam pasur mik. Nuk mund të flas keq për të pasi për mua dhe popullin tim ka qenë një hero. Në jetë kam edhe miq mafiozë, por nuk mund të më etiketoni si të tillë, pasi gjithkush ka personalitetin e tij”.
Mihajlovic thotë se “Kosova është Serbi. Nuk mund të quhet e pavarur pasi aty jetojnë serbë dhe këta të fundit nuk mund t’i dëbosh nga shtëpitë e tyre”.
Mihajlovic njihet dhe për problemet e shumta me drejtuesin sportiv të Lazios, Igli Taren. Në periudhën e luftës kur aktivizohej me Lazion, Mihajlovic ka pasur dhe një përplasje fizike me Tare-n rreth çështjes së luftës dhe pavarësisë së Kosovës.