e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Migjen Basha kthehet ne idhullin e Torinos

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Migjen Basha kthehet ne idhullin e Torinos
Erdhi në heshtje, por shumë shpejt u bë një prej futbollistëve kyç të ekipit. Pak javë nga fillimi i Serisë B, Migjen Basha konsiderohet truri i mesfushës së Torinos, ndërsa është bërë idhulli i tifozëve Granata. Kosovari 24-vjeçar tani ka filluar të krahasohet me ish-ikonën e ekipit, Xhakomo Ferri, dhe shpreson të ecë në hapat e tij. “Më vjen mirë, tha Basha për të përditshmen sportive italiane ‘Tuttosport’. Ka të shumtë prej atyre që më ndalin në rrugë dhe më thonë: ‘Shkatërroji të gjithë, Basha!’. Shprehje paksa e ashpër, por e kuptoj se çfarë duan të thonë tifozët. Për ata jam një prej atyre që nuk dorëzohen kurrë”, u shpreh kosovari. Pasime të sakta, i aftë të ndërtojë lojën dhe pothuajse i pagabueshëm në marrjen e vendimeve.

Është ky truri i mesfushës së Torinos, Migjen Basha. Kosovari 24-vjeçar gjatë merkatos së verës iu bashkua skuadrës Granata në formë huazimi nga Atalanta me mundësi të blerjes së gjysmës së kartonit të pronësisë së tij. Mediat italiane kanë filluar t’i thurin lavde dhe e përshkruajnë si futbollist të aftë për ndërtimin e lojës, i cili demonstron kualitetet e tij në të dyja repartet, si ofensiv ashtu dhe defensiv, ndërsa në çdo moment është në gjendje të shfaqet i rrezikshëm, luftarak dhe filtrues.