Meta serish te Rama: Beme bisede verore
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Për herë të dytë brenda 10 ditësh kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka ngjitur sërisht shkallët e selisë rozë për tu takuar me aleatin e tij e tij të ri, kryetarin e PS-së Edi Rama. Takimi ka zgjatur afro 1 orë dhe për objektin e bisedës nuk ka patur asnjë njoftim zyrtar. Vet kreu I LSI-së I pyetur nga mediat pas këtij takimi nuk dha detaje se çfarë ishte biseduar, duke deklaruar se ishte më shumë takim veror. I pyetur lidhur me strukturën e re që të qeverisë së ardhëshme, meta sërisht nuk ka dhënë ndonjë informacion të vlefshëm duke e adresuar pyetjen e bërë te kryeministri I ri I zgjedhur, pr ate Edi Rama. Ndërsa për 300 ditët e para të programit qeverisës dhe përbërjen e kabinetin të ri qeverisës, sipas Ilir Metës çdo gjë do të bëhet publike në kohën e duhur.
Faktikisht jemi në tejkalim të afatit që vet Rama kishte deklaruar më parë për bërjen publike të strukurës së re të qeverisë si dhe të programit për 300 ditët e para të qeverisjes. Burime nga dy partitë kryesore të këtij kaoicioni kanë bërë të ditur se dy kryetarët, Rama dhe Meta janë duke diskutuar për këto ccështje, por kanë vendosur që të mos zhvendosin vëmendjen e opinionit nga zvillimet që po ndodhin në KQZ dhe Kolegj me ccështjet e qeverisjes së ardhëshme.
Ndërkohë që pasdite kryeministri i zgjedhur, njëherësh kreu i PS-së Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama kanë shtruar iftar për rreth 300 të ftuar, personalitete të ndryshme, në një prej lokaleve në periferi të Tiranës. Ai ka mbajtur edhe një fjalë të rastit, ku tha se një nga vlerat më të rëndësishme, me të cilat Shqipëria duhet të krenohet sot është pikërisht harmonia e bashkëjetesa fetare. “Jemi të ndryshëm dhe të barabartë tek liria e besimit, që nuk vë cak tek liria e tjetrit. Ky është vendi ku secili prej nesh në cdo rast që kremtohert një ditë e shënuar e kalendareve fetare ndjehet mirë. Feja lidhet me lirinë, jo me dasinë, me vlerën e një bashkëjetese si urë me besimet e tjera. Kjo është trashëgimia unikale që në botën e sotme të konflikteve përbën një vlerë të jashtëzakonsdhme”, tha Rama, e cila duhet ruajtur si e tillë.