Meta mohon dy të kuq, Enea Jorgji fsheh dy 11-metërsha
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Dy supersfidat e javës së 29-të janë karakterizuar nga vendime të dyshimta të gjyqtarëve dhe, për më tepër, të gabuar. Në Kukës dhe në Vlorë, FSHF ka përcaktuar nga gjashtë gjyqtarë, mirëpo kjo nuk i ka shmangur gabimet dhe ndikimet e "xhaketave të zeza" në rezultatet e ndeshjeve.
Kukësi-Skënderbeu
Enea Jorgji është mundur të jetë i kujdesshëm në këtë takim, mirëpo gabimet nisin që në minutën e 12-të, kur Malota duhet të linte fushën e lojës, pas ndërhyrjes së ashpër përballë Xhejms. Pas një vendimi të drejtë në momentin e shënimit të golit për pozicionin e autorit të golit, vjen një 11-metërsh i mohuar.
Skënderbeu pretendon një të tillë pas krosimit të Prognit dhe topit të prekur me dorë nga ana e Malotës. Edhe pse ka pasur dhe gjyqtarë të linjës, prekja e sferës nga mbrojtësi nuk është konsideruar 11-metërsh. Minuta më vonë është Shameti që bën një ndërhyrje të ashpër në kufijtë e zonës së rreptësisë, por kryesori nuk e akordon as faull.
Me kalimin e minutave, është sërish Malota protagonist, por këtë herë ndërhyrja e tij duhej ndëshkuar me masë teknike "faull me dy takime brenda zonës". Në të 61-tën, Jorgji u "kthen reston" korçarëve, duke mos akorduar një 11-metërsh në dëm të tyre pas prekjes së topit me dorë nga Jashanica. Shumë gabime për një ndeshje të tillë, sidomos për një gjyqtar si ndërkombëtari Jorgji, i cili ka pasur edhe asistencë maksimale në këtë takim.
Flamurtari-Partizani
Debatik Curri ka marrë një karton të kuq në fund të takimit për ofendime ose protesta nga pankina, ndërkohë që për një ndërhyrje makabre në minutën e parë të shtesës në fraksionin e parë është ndëshkuar vetëm me të verdhë. Jo vetëm kaq, por Kridens Meta ka toleruar edhe një goditje me bërryl nga Krasniqi në dëm të Vilës, që ishte një gjest antisportiv nga futbollisti i Flamurtarit.
Të tjerat
Asnjë koment në takimin e gjykuar nga Klajdi Kola në Pukë, pavarësisht se në fushë ka qenë një "finale mbijetese" dhe ai nuk ka pasur as mbështetje të arbitrave të linjës. Gjithashtu, nuk ka pasur raste për moviolë as në Tiranë dhe as në Shkodër.
MOVIOLA E JAVES SE 29-të
KUKËSI-SKËNDERBEU 1-0
GJYQTARË: E.Jorgji (kryesor), E.Ganxhi dhe A.Mahmuti (anësorë)/ B.Pashaj, E.Barushi (pas porte)
12´ Malota bën një ndërhyrje shumë të ashpër ndaj Xhejms dhe gjyqtari ka akorduar masë disiplinore karton të verdhë, ndërkohë që duhet të kishte ndëshkim me të kuq.
22´ Goli i realizuar i Kukësit është i rregullt. Pas krosimit në zonë, në momentin që Malota godet me kokë drejt portës, Shameti ndodhet pas topit dhe kjo e mban atë në pozicion të rregullt për aksionin që nis pasi topi grushtohet nga Shehi.
26´ Progni kroson drejt zonës dhe topi përfundon në dorën e hapur të Malotës. Moment që nuk është marrë në konsideratë nga kryesori Jorgji dhe asistentët e tij me pretendimin se topi më parë ka rënë në gjoksin e futbollistit, përpara se të binte në dorë. Pamjet nuk japin qartësinë maksimale për të vërtetuar që sfera është përplasur fillimisht në trupin e mbrojtësit, e kjo bën që ky rast të konsiderohet si një 11- metërsh i paakorduar në favor të Skënderbeut.
-Shameti bën një ndërhyrje të ashpër në afërsi të zonës së Kukësit në dëm të Prognit, por mungon ndëshkimi me karton për mbrojtësin e vendësve dhe masa teknike faull për Skënderbeun.
-Malota bën një ndërhyrje të ndëshkueshme brenda zonës, por fakti që ai nuk e prek kundërshtarin bën që kryesori duhet të kishte akorduar një masë teknike faull me dy takime brenda zonës së Kukësit.
61´ Aksion i Kukësit dhe pas goditjes së Flores, topi përplaset në tokë (mes këmbëve të Jashanicës) dhe, më pas, bie në dorën e hapur të Moviola e javës së 29-të mbrojtësit të Skënderbeut. Moment që Jorgji dhe asistentët e tij duhet të akordonin 11-metërsh në favor të vendësve.
90+4´ Aksion i Skënderbeut dhe pas goditjes së topit nga Xhejms, Shameti prek topin me dorë, por ka një pozicion natyral të dorës së majtë që është e ngjitur në trup dhe nuk mund të konsiderohet si penallti.
FLAMURTARI-PARTIZANI 1-1
GJYQTARË: K.Meta, E.Doda, D.Myftari (Tiranë)/ E.Sino, L.Alla(pas porte)
45+1´ Ndërhyrje e rrezikshme e Currit në mesin e fushës që është ndëshkuar me masën disiplinore karton i verdhë, por në fakt duhet të kishte ndëshkim me të kuq për mbrojtësin e skuadrës vlonjate për rrezikshmërinë e ndërhyrjes ndaj Bathës.
84´ Krasniqi bën një hapje të dorës së majtë dhe godet me bërryl Emiljano Vilën. Ka masë disiplinore karton i verdhë për mbrojtësin e skuadrës vlonjate, ndërkohë që duhet të kishte patjetër të kuq për gjest antisportiv.
90+4´ Gjyqtari Meta ka akorduar një karton të kuq të menjëhershëm për mbrojtësin Curri, i cili ishte në pankinë. Edhe pse ky futbollist është toleruar pikërisht nga Meta për një ndërhyrje të ashpër në fushë, për fjalët që mund të ketë thënë, është ndëshkuar maksimalisht.
Vllaznia-Teuta 0-2
GJYQTARË: E.Hamiti, E.Çokaj, P.Simoni (Lezhë)
76´ Ndërhyrje shumë e ashpër e Cicmil, i cili lë fushën e lojës pas kartonit të dytë të verdhë. Masa disiplinore është e drejtë.
TËRBUNI-BYLIS 0-1
GJYQTARË: K.Kola, E.Pashaj, R.Malaj (Vlorë) T
IRANA-LAÇI 1-0
GJYQTARË: K.Cjapi, I.Tartari, O.Grabova (Fier)