Meta i shpall Berishes divorcin ne qeverisjen me Partine Demokratike
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Ilir Meta dje ka takuar Kryeministrin Sali Berisha dhe i ka shpallur divorcin përfundimtar nga qeveria dhe qeverisja, ku LSI ka përfituar 20 për qind të të gjithë pushtetit ekzekutiv. Takimi ka ndodhur dje në mëngjes, në zyrën e Kryeministrit, ku Meta.
ka deklaruar se Lëvizja Socialiste për Integrim do të votojë dekretet e Presidentit për Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese dhe se ka vendosur të ndërpresë kontratën e bashkëpunimit me Partinë Demokratike, të lidhur pas zgjedhjeve të 28 qershorit 2009. Kryeministri Berisha, i cili ka qenë në dijeni të vendimit të aleatit të tij të derisotëm, nuk ka pasur asnjë qëndrim antagonist, por edhe nuk i ka kërkuar të vazhdojë koalicionin me PD-në. Mësohet se është kërkuar që vendi duhet të ruajë ekuilibrat institucionale, për të respektuar deri në fund marrëveshjen e firmosur katër vite më parë. Takimi ka zgjatur vetëm 30 minuta dhe palët janë ndarë qetësisht duke i premtuar njëri-tjetrit një “pakt mossulmimi” gjatë fushatës zgjedhore.
Takimi mes Kryeministrit Berisha dhe aleatit të tij, Meta, vjen vetëm një ditë pasi zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian, Gianni Pittella, i bëri thirrje kreut të LSI-së, Ilir Meta, që të bashkohet me PS-në për të arritur një fitore në 23 qershor. Ndërkohë, dje, apeleve iu shtua thirrja e Presidentit të Internacionalistes Socialiste, Jorgos Papandreu. Papandreu iu drejtua dy kryetarëve të partive të majta, PS dhe LSI që të bashkëpunojnë në këto zgjedhje parlamentare me qëllimin e vetëm që të largojnë nga pushteti Kryeministrin Berisha.
Menjëherë pas takimit me Berishën, Meta është ndodhur para gazetarëve në hotelin ngjitur me selinë e qeverisë shqiptare. I pyetur se për çfarë diskutoi me Kryeministrin Sali Berisha, kreu i LSI nuk ka preferuar të japë detaje apo të komentonte situatat. I është larguar me kujdes situatës duke iu referuar datës së djeshme “Sot është 1 prill dhe në 1 prill nuk ka vlerë të bëhet ndonjë deklaratë se nuk e di sa e besueshme do jetë deklarata”. I pyetur mbi apelet që po bën e majta europiane, që LSI dhe PS të jenë bashkë në zgjedhjet parlamentare, Meta tha se “këto janë qëndrime të cilat në fund fare do t’i vlerësojnë forumet e LSI-së”. Ndërkohë, deputeti i LSI-së, Lefter Koka, në një prononcim për mediat theksoi se nuk ka asnjë ftesë zyrtare të PS-së. Në një deklaratë për mediat, jashtë sallës së Kuvendit, Koka ka thënë se zgjidhja që do të bëjë LSI do të jetë në shërbim të vendit dhe të saj.
“Kreu i LSI-së, zoti Meta e ka bërë të qartë që do të jenë strukturat e partisë që do të marrin vendimin e duhur në shërbim të Shqipërisë dhe të LSI-së”, tha ai. Sipas deputetit të Durrësit, LSI është një forcë e majtë dhe që PS mund të bëjë thirrje për koalicione, kjo ishte gjëja më normale. “Mirëpresim çdo bashkëbisedim me forcat politike, por në shërbim të vendit”, tha ai. Koka shtoi se strukturat e LSI-së do të vendosin këtë muaj mbi vendimet që do të merren mbi koalicionet për zgjedhjet parlamentare dhe se kjo forcë politike do të vijojë të jetë fuqishëm në Parlamentin që pritet të dalë pas zgjedhjeve të 23 qershorit.
Dule
Menjëherë pas takimit me Berishën, kryetari i LSI-së është takuar me kreun e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, ku është folur për bashkëpunimin e këtyre forcave politike dhe mundësinë e një afrimi me aleancën e drejtuar nga Edi Rama. Vetë kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, deklaroi mbrëmë në “Shqip” se do të jenë strukturat e kësaj partie që do të vendosin, ndaj nuk ka dhënë asnjë version për aleancat e mundshme. Konventa e Lëvizjes Socialiste për Integrim do të mbahet gjatë këtij muaji, por ende nuk është caktuar data e saktë. Në këtë forum LSI-ja do të marrë vendimin e pritur për koalicionin më PS-në apo që të dalë e vetme duke krijuar një pol të tretë me PBDNJ-në.
Atmosfera
Takimi ka zgjatur vetëm 30 minuta dhe palët janë ndarë qetësisht duke i premtuar njëri-tjetrit një “pakt mossulmimi” gjatë fushatës zgjedhore
Koka
Sipas deputetit të Durrësit, LSI është një forcë e majtë dhe që PS mund të bëjë thirrje për koalicione, kjo ishte gjëja më normale
Hapat
Lalzi
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe Ilir Meta, u takuan për herë të parë pas shumë vitesh në banesën e kreut të LSI-së
Tetori
Në muajin tetor nisi faza e dytë e afrimit, ku si negociatorë kanë ndërhyrë drejtues të Partisë Socialiste Europiane dhe IS
Bruksel
Rama dhe Meta kanë marrë pjesë së bashku në një takim të PSE-së me drejtues të lartë të partive të majta të Ballkanit Perëndimor
Itali
Bashkimi PS-LSI është vendosur në një takim që është zhvilluar në Itali, në një samit të liderëve të Socialistëve Europianë
Apelet
Në tre ditët e fundit ka pasur te apele të forta të kreut të PSE, Stanishev, Zv.kryetarit të PE, Pitella dhe kreut të IS, Papandreu