Meta dhe Idrizi darkë me Luciano Moggin në Restorant Prestige
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ish-drejtori sportiv i Juventusit, Luciano Moggi po kërkon të rikthehet në botën e futbollit dhe ky rikthim duket se nis nga Tirana.
Ai ka darkuar sot me kreun e Kuvendit, Ilir Meta dhe kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi, të cilët si për koincidencë kanë një të shkuar si sportistë. Madje Idrizi ka qenë edhe futbollist në rininë e tij.
I pranishëm në darkën e shtruar në restorant Prestige në kryeqytet ka qenë edhe Irfan Hysenbelliu si dhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.
Darka është shtruar nga zoti Hysenbelliu, i cili ka krijuar prej disa muajsh një partneritet me Moggi-n.
Ish-drejtori i Juventusit ka pasur takime të tjera në të shkuarën me Hysenbelliun.
Së fundmi ata janë takuar edhe në 3 shkurt ku kanë darkuar në Prestige, një nga restorantet që po bën emër në kryeqytet.