Meta: Jam kercenuar me jete. Garda merr ne mbrojtje vilen e familjes ne bregdet
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Ish-zëvendës kryeministri Ilir Meta ka bërë një denoncim zyrtar ku ka deklaruar se është kërcënuar me jetë përmes disa mesazheve në celular. Lajmi fillimisht u bë i ditur nga disa agjenci online ndërkohë që burime nga Ministria e Brendshme e kanë konfirmuar atë. Aktualisht, Meta dhe familja e tij janë marrë në mbrojtje nga forcat e Gardës së Republikës. Ndërkohë, burime nga MB bëjnë me dije se bëhet fjalë për disa SMS të mbërritura nga numra telefonikë jashtë vendit. Nuk dihet ende përmbajtja e tyre por informacionet e para flasin për mesazhe të cilat sipas denoncuesit, kryesisht kërcënojnë fëmijët e ish-zëvendës kryeministrit. Familja Meta po pushon në vilën e tyre në Gjirin e Lalzit ndërkohë që kamerat e sigurisë dhe forca të shtuara të Gardës vëzhgojnë zonën perreth.