e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Messi vonohet, Gurdiola e perjashton nga ekipi

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Messi vonohet, Gurdiola e perjashton nga ekipi
Futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi, nuk është kthyer me kohë në Barcelonë nga pushimi i tij në Argjentinë, dhe për këtë arsye mungoi në stërvitjen e parë të mbajtur të hënën paradite. Argjentinasi kishte katër ditë më shumë pushim nga të gjithë futbollistët e tjerë të Barcelonës, për t’i karikuar bateritë si duhet, mirëpo mungesa e tij në stërvitje e ka shtyrë trajnerin Pep Guardiola, ta largojë nga ekipi për ndeshjen e “Copa del Rey” me Osasunën. Tekniku spanjoll, Guardiola ishte nërvozuar me vonesën e lojtarit argjentinas në përgatitje, por nga ana tjetër ishte i lumtur që Xavi, Iniesta dhe Keita, janë aftësuar krejtësisht pas lëndimeve dhe janë të gatshëm për ndeshjen.